Panorama Sport (Albania)

Lushnja humbet kundër Erzenit, mungojnë sërish Gava dhe Sefa

Shijakasit e Dedes shënuan dy gola të shpejtë

-

Lushnja ka mbyllur minifazën përgatitor­e dimërore, pasi ka zhvilluar edhe testin e fundit ndaj Erzenit. Ndeshja është luajtur në një kompleks sportiv në qytetin e Shijakut dhe jo në stadiumin "Tofik Jashari". Për lushnjarët ishte surprizë fakti që nuk u luajt në stadium, por mesa duket, shijakasit ruajtën fushën, nisur edhe nga reshjet që kishin rënë ditët e fundit. Fillimi i takimit ka qenë i furishëm për shijakasit, që kaluan në avantazh me Dakavellin që në minutën e 10- të. Loja u ekuilibrua ndjeshëm me kalimin e minutave, por në momentin më të mirë të Lushnjës, është skuadra e Nevil Dedes, që shënon sërish. Këtë herë, sulmuesi Lala realizon pas një goditjeje të bukur brenda zonës. Pa u mbyllur pjesa e parë, mbrojtësi shtatlartë, Franc Bufasi, arrin të shkurtojë diferencën e golave dhe skuadrat shkojnë në pushim me shifrat 2- 1. Me startin e pjesës së dytë, u bënë disa zëvendësim­e, teksa Nevil Dede dhe Hysen Dedja, thuajse hodhën në fushë të gjithë lojtarët e stolit. Për Lushnjën u aktivizuan Bejte, Ruço, Byzhyti, Allkanjari, Magani, Taullau, Dervishi, Branica,

Vodo dhe G. Çela. Ndërsa te shijakasit, morën minuta Alimadhi, Balla, Xhymerti, Gjonpalaj dhe sulmuesi i ardhur nga Partizani, Xhixhiua. Në pjesën e dytë, pavarësish­t se skuadrat krijuan disa raste, mungoi goli dhe gjithçka për këtë takim u mbyll në favor të

shijakasve.

DËMTIMET - Në formacioni­n verdhëjesh­il mungonin sërish dy titullarët kryesorë të Lushnjës, mesfushori Orgest Gava dhe kapiteni Fatjon Sefa. Të dy nuk ishin të pranishëm për arsye dëmtimi dhe nuk dihet ende se kur do

të kthehen në fushë. Llogaritë e stafit teknik, tashmë bëhen me ndeshjen e parë për këtë vit në kampionat, pikërisht kundër Teutës më 26 janar në Durrës. Lushnjarët i mbyllën me humbje takimet miqësore pas tre fitoreve radhazi. Në ditët e ardhshme, përgatitje­t e ekipit të Dedjes do të vijojnë në Lushnjë. Problem sërish mbetet fusha, pasi në stadiumin "Roza Haxhiu", nuk do të zhvillohen më stërvitje. Për 10 ditë, Lushnja kreu një minifazë në resortin "Tropikal" në Durrës. Alban Alushi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania