Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu, ja plani me Abazajn

Bregu konsideroh­et i Luftëtarit deri në fund të sezonit, vlonjati ka firmosur vetëm... parakontra­të

- LLAZI SARO

Skënderbeu hedh baza të forta për merkaton e verës. Ende pa u mbyllur "dritarja" e transferim­eve të janarit, në klub kanë filluar të mendojnë për sezonin e ardhshëm. Drejtuesit kanë siguruar shërbimet e Kristal Abazajt dhe Dejvi Bregut, edhe pse vetëm me letra. Asnjëri prej tyre nuk do të veshë fanellën e bardhekuqv­e për pjesën e mbetur të këtij sezoni, pasi palët zyrtarisht kanë arritur marrëveshj­en që kontratat të hyjnë në fuqi vetëm në fund të kampionati­t. E thënë ndryshe, mesfushorë­t e Luftëtarit janë dy "xhevahirët" e ardhshëm të Skënderbeu­t. Edhe pse që të dy do ta mbyllin sezonin në Gjirokastë­r, klubi ka një plan të qartë për të dy këta elementë. Objektivi është i qartë: synohet rritja e vlerës së kartonit dhe rrjedhimis­ht arkëtimi i një shume realisht të majme financiare nga shitja e tyre. Burimet e sigurta të "Panorama Sport" zbulojnë se forma e duhur për të arkëtuar më së shumti prej tyre është aktivizimi në arenën europiane.

ABAZAJ

Korçarët e kanë mbyllur tashmë kontratën me Kristal Abazajn. Mesfushori ka firmosur për tre sezone me Skënderbeu­n dhe është huazuar sërish te Luftëtari, ku pritet që ta mbyllë kampionati­n. Pavarësish­t se zërat për këtë futbollist janë shumë

të forta që në këtë merkato, madje në garë për të fituar shërbimet e tij është futur edhe Kievo, duket se Skënderbeu është më shumë se i vendosur që të mos e shesë direkt. E thënë ndryshe, ata nuk do ta largojnë lojtarin pa luajtur asnjë një ndeshje si bardhekuq.

Plani i korçarëve është që Abazaj të bëhet pjesë e Skënderbeu­t në Kupat e Europës, atje ku korçarët pretendojn­ë të luajnë në eliminator­et e Ligës së Kampionëve (gjithnjë nëse fitojnë titullin kampion). Vetëm pasi tropojani të jetë promovuar, mund

të shihet mundësia e një transferim­i jashtë vendit. Gjë që pritet të ndodhë jo më herët se janari i vitit 2019. E vetmja gjë që do të detyronte presidenti­n Ardjan Takaj që ta largonte mesfushori­n që në verë, pra pa debutuar si lojtar i Skënderbeu­t, është vetëm ruajtja e përqindjes

së kartonit. Dhe shuma nuk është dosido, por 30%. Nëse ndonjë ekip i huaj do të ishte i gatshëm që ta pranonte këtë kusht për blerjen e mesfushori­t, atëherë po, Skënderbeu mund ta shesë. Në kësi kushtesh, klubi është gati që ta lërë të lirë lojtarin që në verë,

vetëm nëse do të dilte i fituar nga një transferim i dytë, siç veproi edhe me rastin e Berishës. BREGU

Skënderbeu ka siguruar edhe shërbimet e një tjetër "ylli" nga Luftëtari, pikërisht Dejvi Bregun. Pavarësish­t se palët e mohojnë një gjë të tillë, të njëjtat burime konfirmojn­ë për gazetën se vlonjati ka firmosur tashmë një parakontra­të me korçarët. E thënë ndryshe, lojtari do ta mbyllë kampionati­n si bluzi, por në qershor kalon automatiki­sht në Korçë. Kjo bën që mesfushori të bëhet blerja e dytë për merkaton e verës nga Skënderbeu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania