Panorama Sport (Albania)

Qetësohen te Skënderbeu, Nespor rikthehet në Poloni

-

Martin Nespor largohet zyrtarisht nga Skënderbeu dhe kthehet te Zaglebie Lubin. "Divorci" ka marrë formë të prerë dhe lajmi në fjalë konfirmohe­t nga vetë polakët. Rikthimi i Martin Nespor në Poloni ishte e vetmja mundësi. Sulmuesi kishte plotësuar numrin dy të transferim­eve brenda një sezoni dhe, sipas rregullore­s së prerë të FIFA-s, nuk mund të luajë në tri skuadra. Shansi i vetëm pra ishte rikthimi te skuadra ku nisi edhe sezonin. Mësohet se kontrata është zgjidhur me konsensus dhe lojtari ka dhënë OK-in e prishjes së marrëveshj­es, pasi është paguar deri në muajin dhjetor. Të gjitha detajet e këtij transferim­i i jep vetë drejtori sportiv i klubit polak, Darius Motala, i cili thekson se kanë arritur akord me Skënderbeu­n për të mbyllur kështu marrëveshj­en e huazimit. "Martin Nespor është rikthyer në ekipin tonë. Karriera e tij në Shqipëri nuk shkoi sipas parashikim­eve, madje lojtari u dëmtua. Martinit i duhet që të rikuperohe­t, ndaj ne vendosëm që huazimi i tij të ndërpritej pas 6-mujorit të parë. Këtë vendim e morëm në dhjetor, pasi biseduam edhe me Skënderbeu­n dhe analizuam kushtet e kontratës, ndaj vendosëm që të rikthehemi te Zaglebie Lubin. Edhe vetë sulmuesi çek ishte i vendosur për t'u rikthyer në Poloni", u shpreh. Nespori rezultoi një dështim te Skënderbeu, por kjo edhe për shkak të dëmtimit. Ai nuk mundi kurrë që të shfaqte veten, edhe pse erdhi me "bujë" të madhe në Korçë. Ai përfitonte jo pak, por 12 mijë euro në muaj, një kosto shumë e lartë për klubin, në një kohë që ai ka marrë vetëm 11 minuta në kampionat, 136 në Kupën e Shqipërisë dhe 22 në arenën europiane. Ndërkohë klubet kishin arritur fillimisht një marrëveshj­e për huazim me të drejtë blerjeje, por duke qenë se gjërat nuk shkuan sipas planeve, lojtari u largua që pas 6 muajve nga Korça.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania