Panorama Sport (Albania)

Ka ankth për Mustafov, mbrojtja e Teutës jep sinjale... shërimi

Mesfushori pret rezonancën për shkallën e dëmtimit

-

Teuta u ka dhënë fund përgatitje­ve në Antalia. Pas 19 ditësh, durrsakët janë rikthyer mbrëmjen e djeshme në Shqipëri për të filluar javën anti-Lushnja. "Djemtë e detit" paraditen e së premtes zhvilluan seancën e fundit në tokën turke, duke mbyllur kështu një fazë intensive përgatitje­sh. Për shkak edhe të ngarkesës së lartë gjatë kësaj periudhe, stafi teknik ka menduar që dje stërvitja të jetë më e lehtë. Futbollist­ët, të cilët u aktivizuan në fushë në takimin me Atyrau, zhvilluan vetëm disa ushtrime të lehta, ndërsa pjesa tjetër punoi normalisht. Burhan Mustafov ka shqetësuar stafin teknik. Në miqësoren kundër kazakëve, maqedonasi pësoi një dëmtim dhe nuk dihet ende koha që mesfushori do të marrë për t'u rikuperuar. Për të mos e rrezikuar, dje lojtari nuk punoi me grupin, megjithatë shkalla e dëmtimit do të mësohet të shtunën, pasi lojtari të kryejë ekzaminime­t e duhura. Dëmtimi i tij vjen në një moment tepër delikat, pasi të premten e ardhshme rifillon kampionati, ndërsa në mesjavë (31 janar) bregdetarë­t do të luajnë çerekfinal­en e parë në Kupën e Shqipërisë kundër Skënderbeu­t në "Niko Dovana". Në tërësi, stafi teknik është i kënaqur me atë që ekipi ka bërë gjatë kësaj periudhe, pasi për pjesën më të madhe të kohës është punuar me dy seanca stërvitore në ditë. Miqësoret e zhvilluara kanë dhënë sinjale pozitive, pasi Teuta ka pësuar vetëm një gol ( një autogol). Statistika­t duken tepër pozitive, megjithatë kundër Lushnjës, që do të jetë edhe ndeshja e parë zyrtare për këtë vit, bregdetarë­t do të tregojnë nëse kanë progres. Drilon Xhepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania