Panorama Sport (Albania)

Kamza e mbyll me humbje, nuk ia del as ndaj kazakëve

Asnjë fitore në 5 ndeshje, ekipi lë tokën turke

-

Kamza nuk ia del as në miqësoren e fundit në tokën turke. Skuadra e drejtuar prej Ramadan Ndreut është "thyer" me shifrat 2-0 prej Zhetysu, ekip kryesues në ligën e dytë të kampionati­t kazak. Kamzalinjt­ë e nisën me më të mirët lojën, ndërsa porta iu besua Gjonikajt, në mbrojtje u rreshtuan Frashëri, Lelis, Kuqi e Zguro. Në mesfushë luajtën Arrabal Mehmeti, Imeri e Mumajesi, ndërsa maja e sulmit ishte e gjitha për Plakun dhe Raçiçin, teksa nga stoli morën minuta edhe Avdyli, Rami, Syziu, Agalliu, Zeqiri, Rezi e Ymeri. Edhe pse Kamza zhvilloi volum loje dhe u mundua që ta zinte në befasi skuadrën nga Kazakistan­i, nuk ia doli dot. Përpjekjet ishin të dëshpëruar­a dhe aksionet e ndërtuara nuk u finalizuan me sukses. Nga ana tjetër, Zhetysu u shfaq pragmatist, ndërsa në ato pak episode që krijoi arriti që t'i ndëshkonte dy herë shqiptarët. Pas 12 ditëve në Antalia, skuadra e Ndreut ka zhvilluar pesë ndeshje miqësore, pikërisht Gençerbirl­igi- FORMACIONI I KAMZALINJV­E: Gjonikaj, Frashëri, Lelis, Kuqi, Zguro, Arrabal, Mehmeti, Imeri, Mumajesi, Plaku, Raçiç;

( U aktivizuan: Avdyli, Rami, Syziu, Agalliu, Zeqiri, Rezi, Ymeri)

Trajner: Ramadan Ndreu

Kamza 4-1, Alaniaspor-Kamza 1-0, Sepsi-Kamza 1-1, Juventus Bukuresht-Kamza 1-1 dhe të fundit ZhetysuKam­za 2-0. Bilanci nuk është fort i kënaqshëm, pasi s'e ka shijuar fitoren. Megjithatë, për stafin teknik, "bonos" ishin dy barazimet. Pasi është mbyllur ndeshja, Kamza u ka dhënë zyrtarisht fund edhe ditëve turke dhe, pas fundjavës pushim, pritet që nga e hëna të nisë zyrtarisht punën për javën e 17-të.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania