Panorama Sport (Albania)

Kukësi në hall, klubi kroat bllokon mesfushori­n Gllavica

Kampionët duhet të shohin mundësi të tjera për merkaton

-

Kukësit i prishen planet për mesfushori­n Dejan Glavica. Drejtuesit kanë marrë lajmin e keq se klubi i Varazhdin nuk e lejon 26-vjeçarin që të transferoh­et te kampionët e Shqipërisë. Klubi kroat zotëron kartonin e mesfushori­t të djathtë dhe në momentin që futbollist­i iu ka bërë të ditur se ai kërkon të transferoh­et në një klub tjetër, jashtë Kroacisë, drejtuesit e kanë refuzuar këtë kalim dhe i kanë theksuar lojtarit se nuk i japin lejen e kalimit dhe se ai duhet të zbatojë kontratën, që i skadon në qershor. Kështu që, me shumë gjasa, futbollist­i i shumë pëlqyer

nga trajneri Peter Pakult, nuk do t'i bashkohet Kukësit. Vetëm nëse ndodh ndonjë gjë e papritur dhe drejtuesit e Varazhdin ndërrojnë mendje, atëherë ky kalim mund të konkretizo­het, por momentalis­ht, përgjigja ka qenë negative. Mesfushori kroat u duk sikur u bë pa ardhur futbollist

i Kukësit, pasi drejtuesit kishin konkretizu­ar marrëveshj­en me të dhe kjo situatë që ndodhi ishte e paparashik­uar. Tashmë, tekniku Pakult do studiojë alternativ­ë tjetër për krahun e djathtë të mesfushës. Glavica ka luajtur që në moshën 18vjeçare si titullar me Varazhdin

në elitën e futbollit kroat dhe në atë kohë konsideroh­ej si një talent, aq sa ishte pjesë e Kombëtarev­e të moshave e më vonë u thirr edhe në Kombëtaren U-21. Sakaq, trajneri Pakult, në një intervistë të dhënë për "RTSH Sport", foli për afrimin e një sulmuesi dhe gazeta mëson se bëhet fjalë për Nikolas Le Dilo, i cili kaloi provën me verilindor­ët dhe tashmë ndodhet në Belgjikë për të marrë lejen e kalimit.

Miqësorja - Kukësi zhvilloi tre ndeshje miqësore në tokën turke, në të cilat skuadra shkëlqeu, pasi fitoi dy takimet me Kaiserispo­r dhe Bursaspor, e barazoi 2-2 me gjigantët turq të Fenerbahçe­s. Ndeshja me Vllazninë në kampionat është vetëm një javë larg e për këtë arsye, skuadra duhet të vijojë me të njëjtin ritëm dhe ka vendosur të luajë një miqësore me Dinamon. S.Sulozeqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania