Panorama Sport (Albania)

Vllaznia, vuajtje për një gol

Shkodranët mundin Tërbunin në miqësore, ndërsa shpërdoroj­në shumë raste për shënim

- ADMIR URUÇI

Vllaznia ka fituar edhe miqësoren e dytë të zhvilluar kësaj here ne shtëpinë e vet përballë Tërbunit. Shkodranët kanë triumfuar minimalish­t 1-0 me një gol të Erald Çinarit në pjesën e dytë të takimit. Tekniku i ekipit të Vllaznisë, nga ana e tij, ka nisur këtë takim me formacioni­n, që pritet të startojë edhe ndeshjen me Kukësin. E vetmja risi e këtij formacioni, por jo për t'u habitur, është aktivizimi i mbrojtësit të ri, Samet Ruqi, në pozicionin e mbrojtësit të djathtë. Nga ana tjetër, është thuajse formacioni që ishte programuar me përjashtim të Orelesit, që ende nuk shihet në gjendjen e tij fizike më të mirë. NDESHJA

Një takim që ka nisur me sulme dhe kërcënim të portës mike nga ana e lojtarëve të Vllaznisë. Lika që në minutën e 5-të kërcënon portën e Rexhepit. Pa kaluar as dy minuta, një tjetër gjuajtje e fortë e Krymit, pritet nga portieri shkodran i Tërbunit. Është sërish Krymi që në të 20-ën minutë kërcënon portën mike, por pa gjetur rrugën e rrjetës. Mirëpo, nuk ndalet këtu furia e lojtarëve të Vllazninë deri në fund të pjesës së parë. Sukaj e më pas edhe Çinari, kanë gjetur gatishmëri­në e gardianit të portës mike. Pjesa e dytë flet sërish për Vllazninë. Kur kanë kaluar vetëm 9 minuta nga starti i pjesës së dytë të takimit dhe ka qenë Erand Çinari, që merr një top të saktë pas shpinës së mbrojtjes dhe i vetëm me Rexhepin, nuk gabon duke shënuar dhe mposhtur portierin mik. Trajneri Ernest Gjoka ka kryer edhe disa lëvizje

në formacion duke aktivizuar Selimajn, Orelsin e Kalanë. Madje, në minutat e kësaj pjese, edhe Sukaj dhe Kalaja kanë qenë pranë shënimit të golave të tjerë. Vllaznia, pavarësish­t fitores, ka shpërdorua­r shumë mundësi të tjera shënimi. Ndërkaq,

mbrojtësi me të ardhme, Enes Isufi, ka të njëjtin fat si i riu shkodran Belajd Pusi. Ai nuk u grumbullua me Vllazninë në fazën përgatitor­e në Ulqin, por është Kombëtarja e të rinjve U-19, e cila ka thirrur mbrojtësin shkodran në një grumbullim për një

ndeshje miqësore në Elbasan, që do të jetë pas pak ditësh. Vllaznia nuk e grumbullon, por e thërret Kombëtarja dhe sërish kemi një paradoks, ndërsa koha na ka dhënë të drejtë lidhur me mosgrumbul­limin e këtyre të rinjve në fazën përgatitor­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania