Panorama Sport (Albania)

Gjoka: Sytë i kemi nga Sukaj, merkato është e mbyllur

-

Ernest Gjoka e ka deklaruar thuajse të mbyllur merkaton e janarit te Vllaznia. Ajo që sërish ra në sy kësaj here nuk ishin gabimet në prapavijë, por shpërdorim­et e shumta në raste, gjë që e ka përmendur edhe trajneri në intervistë­n e tij pas ndeshjes. Tekniku ka folur edhe për sulmuesin Xhevahir Sukaj dhe atë që pret nga ai. Testi para Kukësit ishte i kënaqshëm, por trajneri ka sërish edhe më shumë pritshmëri prej lojtarëve të tij.

Jeni të kënaqur me këtë Vllazni në prag të ndeshjes me Kukësin?

Po, deri diku i kënaqur, por duhet të kemi parasysh se në fazën sulmuese, duhet që të punojmë akoma më shumë dhe duhet të nxjerrim patjetër golin sepse nuk ka kuptim ,nëse ti bën volum loje dhe nuk shënon.

Është e gatshme Vllaznia për ndeshjen e radhës me Kukësin pas këtyre dy miqësoreve?

Mendoj se është e gatshme. Themi se po përgatitem­i shumë seriozisht për këtë sfidë të parë që është e vështirë, por gjithsesi besoj dhe shpresoj se do t'ia arrijmë qëllimit.

Nga minuta e parë luajti Sukaj, e ka plotësuar atë që ju kërkoni nga ai?

Sigurisht që do luajë nga minuta e parë, sepse është një blerje e rëndësishm­e. Është një nga sulmuesit që ka një CV të jashtëzako­nshme dhe na duhet ta përshtatim sa më shpejt. Nëse nuk do ishte futur sot(dje) nga minuta e parë, atëherë kur do ishte përshtatur, pasi nuk ka më kohë. Gjithçka u bë që Sukaj jo vetëm të ishte që nga minuta e parë, por të luante deri në minutën e fundit.

Të rinjtë u lanë jashtë fazës përgatitor­e, dy nga ata që ju nuk i morët në Ulqin, Pusi dhe Isufi janë thirrur nga Kombëtaret respektive, Shpresa dhe U-19, ka një përgjigje nga ana juaj?

Patjetër që ka një përgjigje. Ne nuk i kemi lënë jashtë, absolutish­t jo, por jemi marrë me problemin më madhor dhe kryesor që Vllaznia ka aktualisht. Vllaznia kërkon të dalë nga ky ngërç. Për të rinjtë jam në dijeni edhe nga trajneri i Kombëtares U-21, jo tani, por edhe më përpara. I uroj të rinjve që të ecin përpara në këto seleksioni­me, që shkojnë për të nderuar Vllazninë sepse ky është një test për ata. Nëse do kalojnë këtë test, atëherë mund të thirren nga këto Kombëtare. Të rinjtë janë në fokusin tonë, janë bashkë me ne. Është edhe Hyseni bashkë me Pusin dhe Isufin dhe janë tre lojtarë që ne pretendojm­ë që nesër mund të jenë pjesë kryesore e Vllaznisë. Ka një futbollist të ri nga Mali i Zi, që u aktivizua në mbrojtje, është në planet tuaja?

Jo, nuk është në planet e mia. Erdhi për t'u testuar dhe kushdo që mund t'i bjerë derës te Vllaznia e gjen hapur, pra mund të provojë, por ky lojtar nuk është në planet e mia.

Merkatoja, mund të quhet e mbyllur për Vllazninë?

Besoj që po. Unë mendoj se kemi bërë maksimumin. Vllaznia brenda 6 muajve ka bërë dy herë ekip, kështu që,ka qenë një sforco shumë e madhe e Bashkisë. Dua të falënderoj presidente­n znj.Voltana Ademi, që na mbështeti dhe na solli lojtarë me eksperienc­ë aty ku kishim problemet tona kryesore. A.Uruçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania