Panorama Sport (Albania)

Katër afrime, ja si ndryshon Besëlidhja

Guineasit mbeten shumicë, ekipi forcon repartin ofensivë

- PRENG GJIKOLA

Besëlidhja është në kulmin e përgatitje­ve në kuadër të fazës përgatitor­e mes fazash, ku deri tani, stafi teknik është përqendrua­r në dhënien e ngarkesave fizike futbollist­ëve. Merkatoja e janarit ka mbi 10 ditë kohë dhe Besëlidhja tani ka nis lëvizjet intensive, ku pritet t'i bashkohen Bekim Dema dhe Arsen Hajdari, ky i dyti është i njohur këtu në Lezhë, pasi ka luajtur sezonin 2015- 2016. Pritet që këta dy futbollist­ë t'i bashkohen skuadrës në stërvitje deri në fundjavë, gjithashtu priten edhe të tjerë. Ndërkaq, dy lojtarë janë zyrtarizua­r tashmë si pjesë e ekipit për sezonin në vazhdim, mesfushori Bekim Erkoçeviç dhe sulmuesi Kosta Bajiç. Në këtë mënyrë, janë katër lojtarë deri tani të afruar në merkato te Besëlidhja. Nga futbollist­ët e huaj, që sot luajnë me Besëlidhje­n, komuniteti më i madh është ai i guineasve, ku dy janë titullarë, mesfushori me tipare sulmuesi, Oumar Turad Kamara, dhe mbrojtësi Olivier Dore, ndërsa Baou Bangoura, i cili është dënuar 8

ndeshje nga Komisioni i Disiplinës nuk i shërben më skuadrës, ndaj është drejt largimit. Ndërsa, Çeick Konte gjysmën e parë të sezonit është aktivizuar pjesërisht.

NDRYSHIMET - Sulmuesi Kristian Frroku që gjysmën e parë të sezonit, ndonëse nuk

i ka luajtur të gjitha ndeshjet deri në fund, pritet që gjysmën e dytë të sezonit, të mbetet kolegu i Kosta Bajiçit në sulm së bashku me Spartak Ajazin. Në repartin e mbrojtjes Besëlidhja ende nuk ka bërë ndonjë ndryshim dhe ka gjasa që të mos ketë, pasi stafin teknik e kanë bindur Edison Ndreca, Kledi Dibra, Olivier Dore, Hysen Hidri dhe Niku Vocaj. Ndërsa reparti i mesfushës është përforcuar me shkodranin Bekim Erkoceviç, që sapo ka firmosur kontratën për t'iu bashkuar Samet Hepajt, Issak Kamarasë, Rubin Met'hasanit dhe Oumar Turad Kamarasë. Me largimin përfundimt­ar të Elson Demit, porta i është besuar shkodranit Samet Bajri dhe zëvendësit të tij, lezhjanit Andi Jaku. Ndërkaq, skuadra vazhdon normalisht fazën përgatitor­e dhe synon që të jetë një ekip më rezultativ në vazhdim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania