Panorama Sport (Albania)

Apolonia ndëshkohet në fund, afrimet drejt zyrtarizim­it

- GOLAT: APOLONIA: FERONIKELI: GJYQTARË:

Apolonia ka zhvilluar miqësoren e radhës, këtë herë në stadiumin e vet. Mysafirë në Fier ka qenë skuadra e Superligës kosovare, Feronikeli i Drenasit, skuadër që po e zhvillon fazën përgatitor­e në Shqipëri. Ka qenë një ndeshje me atmosferë dhe rivalitet sportiv dhe të dyja skuadrat janë përpjekur për të dhënë më mirën e për t'i shkëputur njëra-tjetrës fitoren.

NDESHJA - Loja ka qenë përgjithës­isht e ekuilibrua­r. Me kalimin e minutave, janë fierakët, që luajnë më mirë dhe krijojnë epërsi në lojë, duke u spostuar gjithnjë e më shumë në gjysmëfush­ën e drenasve. Në minutën e 18-të, skuadra e Kashamit ka kaluar në avantazh, pas një aksioni të shpejtë të finalizuar nga Aldo Llambi. Edhe pas golit, është përsëri Apolonia që luan më mirë dhe ka mundësi të tjera për të shënuar golin e dytë, por Dimo dhe Mhana shpërdoroj­në. Feronikeli përpiqet të barazojë dhe ka një mundësi të mirë me anë të Milicajt, por gjuajtja e tij është pritur nga portieri Çako. Në pjesën e dytë, të dy trajnerët bëjnë shumë ndryshime dhe loja humbet njëfarë ritmi. Pas minutës së dhjetë të kësaj pjese, rritet presioni i skuadrës mike, që kërkon me ngulm barazimin, por bardhejesh­ilët mbrohen mirë dhe shpejt e përmirësoj­në lojën dhe menaxhojnë mirë avantazhin. Në fundin e takimit, Feronikeli do të barazojë. Ka qenë një pakujdesi e prapavijës fierake, e shfrytëzua­r mirë nga Q.Elshani, i cili e përcjell sferën në rrjetë në minutën e 87-të.

TRAJNERËT - Pas ndeshjes, trajneri i Apolonisë, Ndriçim Kashami tha: "Ka qenë një ndeshje e fortë dhe me rivalitet. Nëse do të ishim treguar më të kujdesshëm në finalizim, mund të kishim shënuar gola të tjerë, pasi rastet nuk na munguan. Sa u përket lojtarëve që kemi pasur në provë, Kumanaku pritet të firmosë, ndërsa për sulmuesin Bajrami, ende nuk kemi marrë një vendim". Ndërsa tekniku i Feronikeli­t, Ismet Munishi, deklaroi: "Me Apoloninë u zhvillua një ndeshje e fortë e me rivalitet. Skuadra luajti mirë dhe jam i kënaqshëm nga rendimenti i saj. Mund ta kishim evituar golin, nëse do tregoheshi­m më të vëmendshëm në mbrojtje". Bujar Rama

Trajner:

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania