Panorama Sport (Albania)

Egnatia bëhet e frikshme, mund edhe Bylisin

Rrogozhina­sit tregojnë forcën, ballshiotë­t i dënon Shoshi

-

Egnatia nuk ndalet në miqësore. Të besuarit e Vladimir Gjonajt kanë arritur të thyejnë Bylisin në sfidën e luajtur dje në një nga fushat e kompleksit në Pezë. Rrogozhina­sit fituan 1-0 me golin e Anthony, ndërsa portieri Haremi i priti një 11-metërsh mbrojtësit të Bylisit, Mariglen Shoshi. Pavarësish­t se takimi luhej në Pezë, në shkallët e kompleksit nuk munguan edhe shumë tifozë rrogozhina­s, që kishin udhëtuar enkas për të parë nga afër skuadrën e tyre të zemrës. Në ndryshim nga testi i dy ditëve më parë me Apoloninë, tekniku Gjonaj kishte rikthyer si titullar gardianin lushnjar, Haremin.

NDESHJA - Që në minutat e para, rrogozhina­sit u panë më aktivë në fushë dhe më të saktë në veprime. Ndërsa ballshiotë­t nuk arritën të përshtaten me terrenin dhe të dalin në lojën e tyre më të mirë. Pas dy rasteve të humbura me Osinakin e Milen, në

minutën e 11-të do të vijë dhe goli i parë i takimit me autor mesfushori­n nigerian Anthony, që gjuan bukur brenda zonës pas një krosimi të marrë nga krahët. Minutë pas minute, rrogozhina­sit fitojnë dukshëm terren dhe mund të kishin shënuar golin e dytë nëse do të ishin

treguar më të vëmendshëm në finalizim. Minuta e 32-të do të sjellë një penallti për miqtë dhe ekzekutimi­n e merr përsipër kapiteni Shoshi, por pret gardiani Haremi. Te Bylisi nuk ka qetësi dhe humbin mundësinë më të mirë për të barazuar rezultatin. Pjesa e dytë vijoi me

shumë zëvendësim­e nga të dy trajnerët, çka solli edhe rënien e tempit të lojës në përgjithës­i. Gjithçka u përqendrua në mesfushë me Egnatian, që i afrohej zonës ballshiote më shpesh, por pa rrezik. Deri në fund, gjithçka mbeti e pa ndryshuar. Aldo Buzi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania