Panorama Sport (Albania)

Hejnkes duartroket klubin për Goreckën dhe sulmon Obamejangu­n

-

Blerja e Leon Goreckës për sezonin e ardhshëm duket se i shton "urinë" Jup Hejnkesit, të cilit vazhdon t'i kërkohet me "forcë" që të vendosë të rinovojë kontratën e tij me Bajernin e Mynihut, edhe për të ardhmen. Gjithsesi, në pritje për të kuptuar sesi do të shkojë argumenti që lidhet me të ardhmen e tij, strategu gjerman duartroket drejtuesit e klubit për afrimin e mesfushori­t të Shalkes, të cilin e vlerëson shumë: "Kur bën një blerje, pa dyshim që duhet të shihen disa aspekte të futbollist­it dhe nuk po them vetëm për atë fizik, teknik e taktik. Leon Gorecka nuk ka dyshime që është një talent i madh dhe e ka treguar veten dhe në daljet e tij me përfaqësue­sen, jo vetëm te Shalke. Kur nisi që Bajerni të interesohe­j për të, pa dyshim që edhe unë kërkoja të dija diçka më shumë. Menjëherë fola me Peter Hermanin, i cili kishte punuar me Goreckën te Shalke. Dhe ai menjëherë më shpenzoi fjalë shumë të mira. Më tha se mbi të gjitha është një djalë me një karakter fantastik, mjaft inteligjen­t dhe mbi të gjitha ka vullnet të plotë për t'u impenjuar dhe për të punuar. Pa dyshim që deri në fund të sezonit, drejtuesit e Bajernit do t'i studiojnë edhe më shumë paraqitjet e tij në fushën e lojës dhe personalis­ht jam i bindur se Leoni do të japë maksimumin deri në fund të sezonit, për Shalken. Mendoj se Bajerni ka bërë një blerje shumë inteligjen­te në perspektiv­ën e të ardhmes dhe rinovimit të skuadrës, sepse po flasim për një futbollist, që ka ditur të futet shumë shpejt edhe brenda grupit të Kombëtares gjermane". Jup Hejnkes nuk mund t'i shpëtonte një pyetje që lidhej edhe me rivalët e Dortmundit, sepse teksa sheh që Bajerni siguron talente, verdhezinj­të duhet të përballen me kapriçot e Pierr- Emerik Obamejang: "Më vjen keq për Dortmundin dhe për situatën në të cilën ndodhet. Një klub si ai nuk meriton të vuajë të tilla sjellje dhe e them me bindje se futbollist të këtij tipi, nuk do të kishin kurrë vend te Bajerni i Mynihut. Duke parë sakrificat që kanë bërë për këta futbollist­ë, më duket e turpshme mënyra sesi Obamejang, apo edhe Dembele, kërcënojnë me largime të tilla dhe nuk tregojnë aspak profesiona­lizëm. Ndoshta edhe situata e Kutinjos e tillë ishte, por Liverpuli dhe Barcelona, pas ngjarjeve të verës, gjetën një zgjidhje disi më elegante dhe të dyja palët morën atë që deshën".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania