Panorama Sport (Albania)

Rino dhe lojtarët: Besim të plotë dhe sytë te renditja

-

I qetë për të është një fjalë e madhe, nga ato që, edhe nëse ekzistojnë thuhen rrallë, por Xhenaro Gatuzo u shpreh i kënaqur për kushtet fizike në të cilën lojtarët e tij janë paraqitur pas pushimeve. Programi stërvitor përfshinte tri ditë pushim absolut dhe tre të tjera stërvitje në të cilat gjithkush është monitoruar me satelit. Kur vetë trajneri i "Djallit" ishte i pari që i druhej se të tijtë mund ta "tradhtonin" në nivel seriozitet­i, Rino është po i parë që, në një intervistë ditën e djeshme, komentoi i kënaqur formën e skuadrës së tij në këto ditë përgatitje­sh për sfidën e nesërme ndaj Kaljarit. "Më duhet të pranoj se djemtë janë kthyer në formë shumë të mirë. Gjatë pushimeve kanë punuar si duhet dhe me të njëjtin ritëm janë shfaqur këto ditë në 'Milanello'. Personalis­ht jam i kënaqur me gjendjen e secilit, por nuk është se kisha dyshime, pavarësish­t se bëra shaka kur i ' kërcënova' për sistemin satelitor".

Punë - Trajneri ka parë rezultatet dhe, pavarësish­t shakave, kur vjen puna të gjera serioze, Gatuzo komenton: "Pushimi, përveç fizikut, na ka bërë mirë, pasi na ka ndihmuar të gjithëve që të shkëputemi për pak orë nga trysnia e ndeshjeve. Tani që karikuam bateritë jemi gati për sfidën e radhës. Fakti që nuk do të bëhen blerje është sinonim i besimit ndaj kësaj organike, ndaj të përveshim mëngët dhe të tregohemi në lartësinë e duhur, sepse mundësia për t'u përmirësua­r ekziston si në nivel skuadre, ashtu edhe në aspektin individual".

Stimuj - Objektivi i Gatuzos është vijimësia në vazhdën e rezultatev­e me të cilat Milani mbylli vitin kalendarik. As superstici­oni që karakteriz­on krahinën nga ku vjen nuk e pengon të shprehë dëshirat e tij: "Nga 2018 kërkoj dëshirë, pasion dhe vullnet për të dhënë diçka më shumë, sepse kemi mundësi për më tepër, sidomos nëse punojmë fort. Kemi njëmbëdhje­të ndeshje në gjashtë javë, por duhet të mendojmë sfidë pas sfide nëse duam të realizojmë objektivat tanë. Organika është e gjerë dhe besimin tim do ta meritojnë ata që do të më japin më shumë garanci dhe do të jenë konstantë në paraqitjet e tyre".

Gjurma - Trajneri flet për vazhdimësi dhe njëri prej atyre që e garanton këtë aspekt ishte deri disa ndeshje më parë Fabio Borini. Në ndeshjet e fundit Gatuzo e ka përdorur më pak dhe, në lidhje më zgjedhjet e tij, shpjegon: "Pas pushimeve jemi stërvitur me intensitet të lartë. Stërvitjet kanë qenë të rënda, megjithatë asnjëri nga djemtë nuk shfaqi rënie. Të dielën luajmë ndaj Kaljarit dhe dua që t'i japim një drejtim kampionati­t tonë. Jo vetëm Fabio Borini, por askush nga skuadra aktuale nuk do të largohet, përveç rasteve kur ndonjëri mund të kërkojë vetë transferim­in gjetkë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania