Panorama Sport (Albania)

Montolivo rrëfehet: Herët e para që nuk i harroj kurrë

-

Me rastin e përvjetori­t të tij të 33-të, Rikardo Montolivo ka dhënë një intervistë ekskluzive për ndjekësit e tij në rrjetin e ri social të futbollist­ëve "Dugout". Mesfushori kuqezi ka folur për të gjitha herët e para të karrierës së tij.

Cila ka qenë skuadra juaj e parë?

Karavaxhio ishte ekipi i fshatit ku unë kam lindur.

Lëvizja e parë prej futbollist­i?

Tani nuk mund ta them me siguri, pasi shkelmat e parë një topi ia kam dhënë shumë i vogël, por besoj goditja. Me sa mbaj mend, mund të them që më pëlqente të shënjestro­ja objekte dhe t'i godisja.

Po numri i parë që keni mbajtur në fanellë?

Ka qenë gjashta, pasi hapat e para të karrierës sime, nëse mund ta quaj kështu, kanë qenë në rolin e mbrojtësit të lirë.

Të kalojmë te disa pyetje më të vështira: Si quhej shoku i parë i dhomës? Karmine Gautieri, ishte më i madh se unë dhe rregulli ishte që lojtarët "e vjetër" të ndanin dhomat me të rinjtë, për të përmirësua­r integrimin dhe marrëdhëni­en mes shokëve të ekipit.

Kur e keni ngritur trofeun tuaj të parë?

Kupën e parë e kam fituar me U-12 e Atalantës dhe trajner kishim Alesio Palën. Qenkeni shumë i përgatitur! Po idhulli i parë cili ka qenë?

Nuk luante në rolin tim, por e adhuroja. Marko Van Basten ka qenë idhulli i fëmijërisë sime.

Meqë admironit Van Bastenin, keni qenë që i vogël tifoz milanist?

Përveç kësaj, im atë është i çmendur pas Milanit, ndaj skuadra e parë që kam mbështetur kanë qenë pikërisht kuqezinjtë.

Keni shkuar ndonjëherë në "San Siro" për të parë Milanin kur keni qenë i vogël?

Po, dhe e mbaj mend mirë. Ka qenë Milan-Sampdoria dhe përfundont­e 3-2 me një gol në sekondat e fundit të Mauricio Ganz. Më duket se ka qenë sezoni 1998-'99, ai i titullit të 16-të.

Kur jeni zhgënjyer për herë të parë në futboll? Hera e parë ka ndodhur kur ramë nga kategoria në kohën që luaja tek Atalanta, ndërsa zhgënjimi më i madh më ka ndodhur në Europianin e 2012- ës, kur në finale na mundi Spanja 4-0.

Për ta mbyllur, a ju kujtohet këshilla e parë? Sigurisht, madje sa herë mundem ua jap edhe të rinjve me të cilët stërvitem. U them që të dëgjojnë lojtarët që kanë më shumë përvojë dhe gjithashtu trajnerin, pasi janë këto dy gjërat thelbësorr nëse dëshiron të arrish nivelet e larta si futbollist.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania