Panorama Sport (Albania)

Kolarov ndez sfidën: Naingolan? Shënon dy gola dhe vendos paqen...

-

"Fitojmë me Interin dhe vendosim gjithçka në vend. Në mes katër të parave do të renditemi me siguri. Për merkaton, megjithatë, flet Monçi". Dy ditë nga sfida me Interin (dje; nesër ndeshja), i ka takuar Aleksandar Kolarovit të përballet me temat që u përkasin javëve të ndërlikuar­a që po kalon Roma. Mbrojtësi serb, i transferua­r në korrik, por i shndërruar menjëherë në lider të grupit, është mik i ngushtë me Xhekons, megjithatë nuk preferon të prononcohe­t për një largim të mundshëm të sulmuesit, me drejtim Çelsin e Antonio Kontes: "Nuk kemi folur këto ditë, e di që është kohë merkatoje, por edhe sikur të dija diçka nuk më takon mua të flas. Për këto kemi drejtuesin sportiv". FITORE DHE KTHESË - Kapitull i arkivuar, së paku për Kolarov, që preferon të përqendroh­et tek objektivi minimal i Romës, pra mbërritja mes katër pozicionev­e të para: "Skuadrat përpara nesh janë të forta, por duhet të arrijmë synimin tonë. Kemi bërë disa hapa falsë, të dielën (nesër) është ndeshja e duhur për të bërë kthesën".

RAXHA NË SULM? - Euzebio Di Françesko, gjatë orëve të fundit, pasi ka provuar Alesandro Florencin në "tredhëmbës­hin" ofensiv, në të njëjtin rol ka testuar edhe Raxha Naingolani­n, bashkë me Xhekon e El Sharauin (Defrel është stërvitur me grupin, Peroti gjithmonë jashtë; ndërsa për De Rosin do të vendoset brenda ditës së sotme) dhe mund të jetë kjo lëvizja surprizë kundër Luçiano Spaletit. Pikërisht për belgun, Kolarov tha: "Është i rëndësishë­m për ne, e ka të qartë që ka gabuar (lidhur me polemikën e krijuar nga festa e shfrenuar të Raxhas) dhe nuk do e përsërisë më. Është një djalë fantastik dhe besoj se të dielën (nesër) me dy gola do vendosë paqe me tifozët dhe klubin".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania