Panorama Sport (Albania)

Blindohet Roberto, ja klauzolat te Barcelona

Frikë nga shitjet si Nejmari, të gjithë kanë vlerë më të lartë

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Transferim­i i Nejmar it te PSG-ja për 222 milionë euro dhe pagesa e klauzolës nga ana e PSG-së, bëri që Barcelona dhe drejtuesit e saj, të kuptonin gabimin që bënë. Madje, shërbeu si një mësim i mirë që të mos përsëritet në të ardhmen. Bartomeu dhe stafi i tij kanë vendosur që t'i blindojnë yjet e skuadrës duke u vendosur klauzola të larta për të mos i humbur me çmime të ulëta. Gazetat spanjolle kanë zbuluar disa nga shifrat e çmendura që duhet të paguajnë skuadrat e tjera për të transferua­r njërin prej lojtarëve katalanas.

RINOVON ROBERTO - Ditë rinovimesh në kampin katalanas. Pas Pikesë, ka firmosur rinovimin deri në vitin 2022 edhe mesfushori Serxhi Roberto. Lajmin e bëri të ditur faqja zyrtare e Barcelonës, që njoftoi se bashkëpuni­mi mes lojtarit dhe skuadrës, do të vazhdojë edhe për 4 vitet e ardhshme. Klauzola e tij do të jetë 500 milionë euro, po ashtu si ajo e Pikesë. Serxhi Roberto është një lojtar që mund të bëjë disa role në fushë dhe për këtë fakt, Valverde e

vlerëson maksimalis­ht.

MESI MË I SHTRENJTI - Nuk mund të ishte ndryshe: Lionel Mesi është lojtari më i shtrenjtë në kampin katalanas. Kartoni i argjentina­sit ka vlerën e 700 milionë eurove, por edhe ai i vendosi Barcelonës një klauzolë për

t'u larguar në rast se shpallet pavarësia e Katalonjës dhe këta të fundit vendosin të braktisin La Ligën. Pas Leo Mesit renditen dy lojtarët, që rinovuan kontratat ditët e fundit, Pike dhe Serxhi Roberto. Klauzolat e tyre janë nga 500 milionë euro. I katërti në listë është Kutinjo, i cili ka klauzolë 400 milionë euro. Shihet qartazi që çmimet deri tani kanë pasur logjikë, ndërsa me rinovimet që po bëhen, Barcelona kërkon t'i bëjë shifrat shumë të larta për të larguar të interesuar­it.

UMTITI NË RREZIK - Por ka një gabim alla "Nejmar" në listën e klauzolave të zbuluara nga mediat spanjolle. Bëhet fjalë për atë të mbrojtësit Umtiti. Francezi ka qenë një nga zbulimet e katalanasv­e dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të tjera dhe Siti është gati ta transferoj­ë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania