Panorama Sport (Albania)

Numri 7, Sançez i “merr” fanellën e i mbyll derën Ronaldos

Murinjo mbyll merkaton, s'ka vend as për Bejlin

- Përgatiti: LEDIO NASE

Mançester Junajtid ka (thuajse) zyrtarizua­r blerjen e Aleksis Sançez: është vetëm çështje kohe, pasi akordi me Arsenalin është total. Marrëveshj­a është e tillë: një shkëmbim me Henrik Mkhitarjan dhe nuk do ketë shpenzime nga asnjëra palë. "Djajtë e Kuq", ndërkaq, do bëjnë "marrëzira" për kilianin, paga e të cilit flitet të jetë rreth 16 milionë euro neto në sezon. Një transferim, i cili gjithashtu ndikon (në mënyrë jo direkte) edhe në merkaton e Realit të Madridit, sepse kalimi i Aleksis te skuadra e Zhoze Murinjos,i mbylli automatiki­sht dyert e "Old Trafford", Kristiano Ronaldos, pavarësish­t se ditët e fundit ishte përfolur një rikthim i portugezit te ish-klubi i tij. Mou, tanimë, nuk do kishte asnjë përfitim nga blerja e sulmuesit të "Los Blancos", pasi me ardhjen e Aleksisit, tekniku portugez do ketë forcë ofensive mjaftueshm­e. Pra: Sançez, Marsial, Rashord, Mata, Lukaku e Lingard. Dhe, siç ka bërë vetë me dije, gjatë këtij seksioni dimëror nuk do ketë më afrime të tjera, ndërsa në verë do përqendroh­et te përforcimi i mesfushës dhe mbrojtjes. Një detaj që bën të qartë se Kristiano nuk do rikthehet tek Junajtid, është i lidhur me fanellën: Sançez në Mançester do mbajë numrin 7, një "stampë" teorikisht e rezervuar për Ronaldon kudo që shkon "ylli" portugez. Murinjo, gjithashtu nuk do ketë bisedime me Realin as për Garet Bejlin. Mundësia që Bejl të vishte fanellën e "Djajve" pati qarkulluar verën e kaluar, por portugezi, pavarësish­t se e konsideron një lojtar fantastik, nuk është i bindur plotësisht nga uellsiani dhe arsyeja kryesore, janë dëmtimet e vazhdueshm­e.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania