Panorama Sport (Albania)

Guardiola dorëzohet për Sançez: Zgjodhi Murinjon? Suksese të dyve

-

Duket çështje orësh kalimi i Aleksis Sançez te Mançester Junajtdit, ku lojtari pritet të përfitojë pagesën e frikshme prej 500 mijë sterlinash në javë. Me sa duket, kiliani ka vendosur largimin nga Londra dhe pritet të veshë fanellën me numër 7, të "Djave të Kuq". Në fakt, mungon ende zyrtarizmi i marrëveshj­es, por ndërkohë Arsenali mund të ngushëlloh­et me Pier Emerik Obamejang, i cili është gjithmonë e më pranë largimit nga Borusia e Dortmundit, ai që ngushëlloh­et vetëm me vendin e parë (që nuk është pak), është Pep Guardiola. Trajneri i Mançester Sitit priste të sillte Sançez në "Etihad Stadium", por 29- vjeçari ka vendosur të zgjedhë anën tjetër të qytetit anglez duke preferuar që në vijim të karrierës së tij, të luajë në "Old Trafford". Në prag të sfidës me Njukasëlli­n, tekniku spanjoll ka folur edhe për merkaton, duke i kushtuar një koment të veçantë edhe çështjes së Sançez, i cili u përfol shumë për një ribashkim me Pep Guardiolën pas përvojës së përbashkët në radhët e Barcelonës: "Nuk jam shumë i zoti në matematikë, por mund të them se Aleksis Sançez është një futbollist i Arsenalit, por sipas të gjitha gjasave, do të shkojë të luajë për Mançester Junajtid. Nuk më mbetet gjë tjetër veçse të uroj atë dhe klubi për zgjedhjen, por nuk do ta ndryshoj opinionin tim për futbollist­in. Për mua ka qenë një nder ta stërvit në kohën e Barcelonës. Lojtarët dhe menaxherët vendosin për jetën e tyre, ndaj nuk kam asgjë tjetër për të shtuar." Me Sançez, që pritet të bëhet zyrtar në ditët në vijim, te Siti kanë vijuar me rinovimet. Pas Nikolas Otamendit, dje ka qenë radha e Fernandinj­os, i cili ka zgjatur marrëveshj­en e tij me "Qytetarët", deri në qershor të vitit 2020.

MANÇESTER SITI (4-3-3) Ederson, Uoker, Stones, Otamendi, Danilo, De Brujne, Fernandinj­o, Silva, Sterling, Aguero, Sane

Trajner: Pep Guardiola

NJUKASËLL (4-4-1-1) Darlou, Jedlin, Lashel, Klark, Dumet, Riçi, Shelvej, Diame, Atsu,

Perez, Gajl.

Trajner: Rafa Benitez

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania