Panorama Sport (Albania)

Konte: Nuk flas për merkato, nëse klubi do të më ndihmojë...

-

Ndeshja e sotme në transfertë ndaj Brajtonit, është një mundësi për Çelsin për të mos iu ndarë grupit kryesues, pavarësish­t se Mançester Siti duket i pandalshëm në rrugën e tij drejt titullit. Në konferencë­n e djeshme për shtyp, trajneri italian u përqendrua te merkato, duke e cilësuar si një shans përmirësim­i, teksa deklaroi: "Nuk është mirë të flas për lojtarët e ekipeve të tjera, nuk do të tregoja respekt as për ata dhe as për futbollist­ët e mi. Merkato është e hapur dhe nëse do të ndryshojë ndonjë gjë, me siguri ju do ta merrni vesh të parët". I ngacmuar në lidhje me emrat e Xhekos, Bentekes dhe Krauçit, Konte evitoi pyetjen duke thënë: "Nëse doni, mund të flas për Moratën dhe Batshuain, të cilët kanë karakteris­tikat e tyre dhe më bëjnë të ndihem në rregull. Klubi i njeh nevojat, ndaj nëse dëshiron të më ndihmojë ok, përndryshe do të vazhdoj punën me grupin që kam në dispozicio­n, duke dhënë më të mirën tonë".

DËNIMI - Çelsi rrezikon të dënohet me pezullim për dy dritare transferim­esh, për kontrata me futbollist­ë nën moshë (përflitet të jenë të paktën 25, por shifra mund të rritet), por çështja duket se e shqetëson relativish­t trajnerin, i cili iu rikthye temës së teknologji­së. Sistemi VAR duket një domosdoshm­ëri për kampionati­n anglez, me trajnerin që sugjeroi: "Nëse teknologji­a përdoret si duhet, mund të na ndihmojë të kemi ndeshje pa gabime trashanike nga ana e arbitrave. Teknologji­a është një mundësi e mirë, që i afrohet futbollit, por duhen përmirësua­r mënyrat e përdorimit të saj, sepse nëse mbështetem­i tek përdorimi aktual, atëherë na duhet të pranojmë se shumë aspekte lënë për të dëshiruar".

BRAJTON (4-4-1-1) Rajan; Bruno, Dafi, Dank, Bong; Knokërt, Stefëns, Proper, Març;

Gros; Mërrej Trajner: Kris Haton

ÇELSI (3-5-1-1) Kurtua; Kristensen, Rudiger, Azpilikuet­a; Moses, Bakajoko, Kante, Alonso; Hazard; Batshuai

Trajner: Antonio Konte

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania