Panorama Sport (Albania)

Panuçi i “vjedh” Kosovës talentin, Zhegrova: Kam ftesë për Norvegjinë

Sekretari i federatës së Kosovës: Edhe ne e kemi në planet tona

-

Talenti shqiptar, Edon Zhegrova, i cili po luan me sukses tek skuadra belge Genk, ka folur ekskluzivi­sht për gazeta "Blic", ku ka treguar që së fundmi ka pranuar ftesën nga trajneri i Shqipërisë, Kristian Panuçi. 18vjeçari nga Prishtina ka thënë që ka pasur interesim edhe nga kombëtarja e Belgjikës, por më konkrete ka qenë ftesa e trajnerit të Shqipërisë, italianit Panuçi. "Kam marrë ftesë zyrtare nga Kombëtarja A e Shqipërisë për ndeshjen përballë Norvegjisë dhe jam shumë i lumtur, për këtë. Nga trajneri i kombëtares së Kosovës, akoma nuk kam marrë asnjë ftesë. Më ka kërkuar vetëm kombëtarja U-21. Këto ditë do të vendos përfundimi­sht për cilën kombëtare do të luaj", tha Zhegrova.

REAGON KOSOVA - Pas këtij lajmi, gazeta "Blic" ka kontaktuar menjëherë trajnerin e përkohshëm të Kosovës, Muharrem Sahitin, por ai nuk ka dashur të reagojë për këtë çështje. Ai që ka reaguar, ishte sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, i cili ka thënë se lojtari është ftuar më përpara edhe nga Kosova. "Lojtari

tani është 18 vjeç dhe ka marrë ftesë nga ekipi U-21. Sigurisht që është në planet tona. Ne i kemi dhënë mundësinë që të vijë të luajë për U-21 dhe gradualish­t do të ftohet edhe nga Kombëtarja A", tha fillimisht Salihu. Por, më tej ai ka thënë se lojtari ka lindur në Kosovë dhe ka luajtur në këtë kampionat, prandaj duhet të luajë për Kosovën fillimisht. "Do të ketë një takim me palën shqiptare. Duhet ta zgjidhim këtë çështje, sepse kështu nuk shkon më. Federata e Kosovës duhet t'i mbrojë lojtarët", tha Salihu. Kujtojmë që Edon Zhegrova, deri më, tani ka luajtur 9 ndeshje për skuadrën belge dhe ka realizuar dy gola në 541 minuta lojë dhe ndoshta duke e parë konkurrenc­ën e madhe në Përfaqësue­sen A, ka shtyrë këta të fundit të ftojnë së pari tek U-21.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania