Panorama Sport (Albania)

Mançesteri monitoron Hysajn

Napoli hidhet në sulm për Aleiks Vidal, shqiptari mund të përfundojë te Junajtid

- GENTJAN ALINANI

Elseid Hysaj po vëzh gohet nga Zhoze Murinjo. Prej kohësh, drejtuesit e Junajtid dhe stafi i trajnerit portugez, po monitoron mbrojtësin shqiptar të Napolit. Shkodrani është një nga lojtarët më të rëndësishë­m të formacioni­t të Sarrit dhe luan si titullar thuajse në të gjitha kompeticio­net. Sensi i lartë i përshtatsh­mërisë së tij, si në krahun e majtë, ashtu edhe në të djathtë, ka bërë që shpeshherë të ndihmojë ekipin kur është në vështirësi, cilësi për të cilën Zhoze Murinjo e vlerëson maksimalis­ht. Deri tani, për 23-vjeçarin janë ofruar 25 milionë paund nga skuadra e Junajtid, por Napoli kërkon që "djajtë" të paguajnë klauzolën e tij 50 milionë euro.

ROKADA - Napoli është duke kërkuar një mbrojtës të djathtë dhe në skenë ka dalë emri i spanjollit Aleiks Vidal. Ai nuk është më në planet e Valverdes dhe mund të largohet drejt Napolit. 28-vjeçari vlerësohet maksimalis­ht nga Sarri, por një lëvizje e tillë do të ngrinte pikëpyetje për Hysajn. Jo se Vidal do të zinte vendin e titullarit të shqiptarit, sepse ai është i pari në hierarki dhe konsideroh­et si lojtari i trajnerit Sarri, por sepse dy mbrojtës të djathtë të një niveli kaq të lartë, do të ishin luks i madh për italianët. Megjithatë,

këta të fundit po tentojnë të rikthejnë titullin e munguar prej shumë vitesh dhe Hysajt do t'i duhet të pushojë. Por, "ESPN" teksa raporton lajmin për interesimi­n e Napolit për Vidalin, thotë se Hysaj është alternativ­ë për t'u transferua­r te Junajtid.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania