Panorama Sport (Albania)

Nga Strakosha tek Ajeti, ja futbollist­ët e një familjeje

-

Ndodh shpesh që prindërit thonë se nuk do të ndikojnë aspak në zgjedhjen profesiona­le të fëmijëve të tyre, apo vëllai i madh tek më të vegjlit, por ndodh edhe e kundërta. Sidomos kur në mes është pasioni. Dhe kur bëhet fjalë për të luajtur futboll, sigurisht që pasioni është shumë herë më i madh. Ka shumë fëmijë që ndjekin hapat e baballarëv­e të tyre, si në rastin e Strakoshës, ku Thomasi mbron me fanatizëm portën e Lacios, ashtu siç ka bërë babai i tij Foto për vite me radhë. Në fakt, edhe djali tjetër i Fotos, Dhimitri, ka provuar të luajë futboll. Por ata nuk janë të vetmit, sepse edhe ish-kapiteni Lorik Cana ka të njëjtën histori me të atin e tij, Agimin. Ashtu si Herdi Prenga, që aktualisht aktivizohe­t në Kroaci, ka pasur idhull të atin e tij, Besnik Prenga. Por lidhja nuk ekziston vetëm mes babait dhe djalit. Edhe ajo mes vëllezërve është shumë e fortë. Pasioni mbi futbollin, që i ka bërë të rriten bashkë, shpeshherë i vë kundër. Ashtu si dy vëllezërit Taulant dhe Granit Xhaka. Por në familjen e tyre ka një tjetër lojtar, Agon Xhaka, i cili është kushëriri i tyre. Kjo lidhje vazhdon tek vëllezërit Arlind, Albian dhe Adonis Ajeti. Migjeni dhe Vullneti, gjithashtu janë të dy futbollist­ë, si Jurgen Gjasula dhe Klaus Gjasula. Të njëjtën histori kanë pasur edhe vëllezërit Klodian dhe Albert Duro. Futbolli është përçuar në shumë familje edhe ndër breza, ashtu si në atë Mema. Aliu e përçoi frymën tek nipi i tij Sulejman Mema, por edhe djali i Ali Memës, Ardian Mema, ndoqi rrugën e të atit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania