Panorama Sport (Albania)

Skandali i dopingut, Gjoza jep dorëheqjen

“Moralisht i detyruar për këtë vendim pas çështjes së Romelës”

- ABDULLA DUSHKU

Pas skandalit me Romela Begajn, e cila rezultoi pozitive në testin e parë antidoping, presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngrit­jes, Elez Gjoza, jep dorëheqjen. Ishte ora 15:00 e ditës së djeshme, kur ai ka lajmëruar dorëheqjen nga posti si president i kësaj federate. Ky vendim për dorëheqje të kreut të shtangës shqiptare është marrë pas një mbledhjeje të kryesisë, e cila më pas ia ka deleguar detyrën e presidenti­t të ri, akademikut dhe pedagogut për 37 vite të matematikë­s e informatik­ës, Gudar Beqiraj. Këtë pozicion ai do ta mbajë deri në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithsh­me, organi më i lartë që do të bëjë dhe mandatimin e presidenti­t të ri. Nisur nga rrethanat në FSHP, presidenti Gjoza u ndie i detyruar që të shkonte në këtë vendimin ekstrem të tij, duke u dorëhequr. Sigurisht skandali më i fundit, ai i dopingut, që përfshiu këtë federatë me shtangiste­n Romela Begaj, duket se e ka vënë me shpatulla pas murit kreun e peshëngrit­jes shqiptare. Kjo ndodh në një kohë që po pritej dhe vendimi i ndërkombët­arëve për pozitivite­tin e Romela Begajt (rezultati i testit B).

Ja çfarë tha Gjoza lidhur me dorëheqjen para mediave

"Dhashë dorëheqjen, pasi është në moralin tim dhe të federatës që, kur një sportist del pozitiv, presidenti duhet të largohet. Unë jam i shokuar nga

lajmi për Romela Begajn, por për mendimin tim personal, ajo është e pastër si sportiste. Ajo është profesioni­ste dhe nuk mund të merrte sërish një substancë me të cilën ka dalë pozitive edhe më parë. Ndërkohë që bëhet fjalë për dy pesha të ndryshme ku ajo ka garuar, nga 58 kg në 69 kg. Ndaj ne do të

presim edhe rezultatet e testit B dhe, po të jetë e nevojshme, do ta zgjidhim këtë gjë edhe në gjykatë me ndërkombët­arët. Ne dyshojmë dhe mendojmë se është e pafajshme", u shpreh për mediat, vetëm pak minuta pas dhënies së dorëheqjes, Gjoza. Ndërsa pas dorëheqjes, ai tha se çfarë duhet të ndjekë

pasardhësi i tij: "Federata është e shqiptarëv­e, federata nuk është e presidenti­t dhe as e anëtarëve të kryesisë. Ne këtu jemi sërish që kjo federatë, si me të mirat dhe të këqijat e veta, ulje-ngritjet që ka përjetuar, të edukojë brezat e rinj të sportistëv­e se ajo medalje e marrë pa të drejtë nuk ju takon".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania