Panorama Sport (Albania)

Dedja pret zyrtarizim­et në merkato, Spaho: I marrim pikë Teutës

Portieri verdhejesh­il beson te mbijetesa: Skuadra ka ndryshuar

-

Lushnja ka marrë dy ditë pushim para se të nisë zyrtarisht përgatitje­n për Teutën. Një përballje e vlefshme për javën e 17-të të fazës së dytë të kampionati­t, që është e para për vitin 2018. Lushnjarët kanë përfunduar minifazën dimërore të shoqëruar me 4 ndeshje, me një bilanc pozitiv në tërësi (3 fitore dhe një humbje) dhe dy lojtarë të dëmtuar, mesfushori Gava dhe kapiteni Sefa, që është shënuesi më i mirë i skuadrës verdhejesh­ile. Lushnja si klub deri tani nuk ka zyrtarizua­r asnjë afrim. Në skuadër vijojnë të përgatiten Khasan Khatsimov, Leonardo Përgjini dhe Arbër Allkanjari,

por deri më tani askush nuk ka firmosur. Pasi Hysen Deddja ka dhënë OK-in, tashmë "topi" ka kaluar në zonën e drejtuesve, të cilët duhet të ulen dhe përpilojnë marrëveshj­et kontraktua­le që lojtarët të bëhen pjesë e Lushnjës. Nga ana tjetër, askush nuk është larguar nga kontingjen­ti që mbylli pjesën e

parë të sezonit. Me përjashtim të një numri rekord lojtarësh të dëmtuar, të gjithë të tjerët përgatiten me skuadrën.

Mikel Spaho beson te pikët ndaj Teutës. Lushnja ka marrë sinjale pozitive prej miqësoreve të zhvilluara gjatë kësaj minifaze dhe duket se optimizmi për mbijetesë

është shtuar ndjeshëm. I këtij mendimi është edhe portieri i verdhejesh­ilëve, i cili në një deklaratë të dhënë për "Panorama Sport" evidenton se skuadra është gati për të rinisur mbarë sezonin. "Të gjithë jemi të vetëdijshë­m që është një ndeshje shumë e rëndësishm­e për Lushnjën. Kemi një javë kohë për të përgatitur edhe më mirë këtë sfidë delikate. Kemi bërë një minifazë, e cila rezultoi realisht efikase. Kjo u pa gjatë miqëosreve, ku skuadra tregoi karakter. Të shohim tani se si do të jetë ekipi pas gati një muaj përgatitje­sh. Mendoj se Lushnja e do një pikë me patjetër dhe besoj do ta marrim rezultatin pozitiv. Pozitat ku ndodhemi nuk janë komode, megjithatë ne nuk kemi në plan që të dorëzohemi pa luftuar dhe këtë do e tregojmë që në ndeshjen e parë të 2018ës", ka thënë portieri, që shfaq bindjen se Lushnja do të ndryshojë pamje në pjesën e dytë të sezonit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania