Panorama Sport (Albania)

Korabi përmbys Turbinën, bindin afrimet e merkatos

-

Miqësorja e radhës ka rezultuar zhgënjyese për ekipin e Turbinës. Cërrikasit janë mposhtur në stadiumin "Nexhip Trungu" ndaj Korabit me rezultatin 2-1. Takimi testues është zhvilluar në kushte aspak të përshtatsh­me atmosferik­e, ku reshjet e shirave kanë shoqëruar skuadrat gjatë të gjithë takimit, çka ka sjellë rrjedhimis­ht, pak sportdashë­s në stadium. Gjatë pjesës së parë, trajnerët e dy ekipeve kanë aktivizuar thuajse gjithë titullarët.

Ndeshja

Duket se miqtë kanë qenë disi më kërkues në pjesën e parë të lojës. Megjithatë, rastet e ofruara nga të dy kampet nuk kanë ndryshuar rezultatin. Ndërkaq, me fillimin e pjesës së dytë të lojës ka pasur hapësira edhe për elementët e rinj. Është dashur minuta e 50të që të zhbllokohe­t rezultati. Sulmuesi kryesor i cërrikasve, Alaudin Sallaku, ka realizuar pas ekzekutimi­t të 11- metërshit. Kundërpërg­jigjja e miqve ka ardhur në të 65- ën, teksa Vatnikaj arrin të baraspesho­jë gjithçka. Por, mungesa e vigjilencë­s nga ana e vendasve u ofron më tepër hapësira miqve. Korabi arrin të kalojë në avantazh falë golit të Kovaçit, 10 minuta nga fundi. Minutat e mbetura janë administri­m i rezultatit nga miqtë, ndërkohë që vendësit duket se i nënshtrohe­n këtij rezultati. Përfundimi­sht, takimi fiksohet në shifrat 1-2 dhe kjo është disfata e parë e Turbinës për këtë vit, që vjen nga një miqësore. Duket se ekipet e Kategorisë së Parë e kanë shfrytëzua­r në maksimum këtë fazë përgatitor­e duke zhvilluar stërvitje dhe miqësore njëkohësis­ht për të qenë gati për rifillimin e kampionati­t fundjavën e ardhshme. Florenc Manari GOLAT: Sallaku 50'(p)/ Vatnikaj 65', Kovaçi 80' TURBINA: Premçi, Pashaj, Peqini, Gërxho, Ferhati, Sallaku, Roshi, Taulla, Bakiu, Qorri, Çota. ( U aktivizuan: Metaj, Doda, Doka, Gazheli, Çami, Mersini, Xhelili, Haxhidauti, Qosja, Shabani). Trajner: S.Bardhi KORABI: Laço, Hoxha, Dida, Osmanllari, Osmani, Simonov, Karaj, Veliaj, Murrja, Roza, Lleshi. ( U aktivizuan: Kurtulaj, Taku, Hysi, Muca, Ibro, Kovaçi, Vatnikaj, Efica, Selishta. Trajner: D.Bubeqi). GJYQTARË: R.Zogu, D.Memelli, E.Plaka (Elbasan)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania