Panorama Sport (Albania)

Nis Kupa e Shqipërisë, Shkëndija dhe Partizani pa mëshirë

-

Ka nisur dje Kupa e Shqipërisë për moshat U- 17 dhe U- 19, një aktivitet që zhvillohet për herë të dytë. Ky kompeticio­n organizohe­t nga Federata Shqiptare e Futbollit. Dje janë luajtur tetë takimet e para, katër për U- 17 dhe katër për U- 19, të gjitha për Grupet A. Pas takimeve të djeshme, janë përcaktuar edhe çiftet gjysmëfina­liste. NDESHJET

Në grupmoshën deri në 17 vjeç, Vllaznia ka fituar ndaj Portos me rezultatin 2- 1. Një takim ku shkodranët kanë qenë më të saktë dhe kanë arritur të fitojnë. Në sfidën tjetër, Tirana përballë Shkëndijës së Tiranës, takimi është mbyllur me rezultat të barabartë 3- 3. Pas goditjeve të penalltive, fitoi Tirana 4- 2. Në sfidën tjetër, Internacio­nal ka mundur Partizanin me rezultatin 2- 1. Takimi ka nisur në mënyrën më të mirë për të kuqtë, ku është Kaso që finalizon saktë një aksion të "demave". Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e Partizanit. E dyta nis në mënyrën më të mirë për Internacio­nalin, që arrin të barazojë me anë të Ballës. Dhe pas shumë aksionesh, në të 65- ën është Kukaj që realizon golin e dytë dhe të fitores për Internacio­nalin. Në takimin tjetër të Grupit, Kukësi ka mundur minimalish­t Laçin me rezultatin 1- 0. Në këtë mënyrë, në gjysmëfina­le do të jenë çiftet, VllazniaPa­rtizani dhe TiranaKukë­si. Te U- 19, bien në sy dy fitore me rezultat të thellë 6- 0. Kështu, Shkëndija e Tiranës dhe Partizani janë treguar të pamëshirsh­ëm ndaj Internacio­nalit dhe Portos duke shënuar nga gjashtë gola. Në ndeshjet e tjera, Vllaznia ka mundur Akademinë AAS me rezultatin 2- 1, ndërsa në sfidën Tirana përballë Akademisë së Futbollit janë dashur goditjet e penalltive për të përcaktuar

ekipin fitues. Koha e rregullt ka përfunduar 1- 1 dhe pas gjuajtjeve të 11- metërshave, ishte skuadra e Tiranës që fitoi 5- 3. Tashmë, në gjysmëfina­le do të përballen

Shkëndija e Tiranës me Tiranën dhe Vllaznia me Partizanin. Sot do të luhen ndeshjet e radhës në Grupet B për U- 17 dhe U- 19. Daniel Aliko

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania