Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu, sulmi i fundit për Alveshin

Një opsion edhe shkëmbimi me Ardit Hoxhajn, zbardhet plani i korçarëve

- LLAZI SARO

Skënderbeu nuk e ka mbyllur ende merka ton në hyrje dhe është duke menduar seriozisht për goditjen e radhës dhe të fundit për këtë dritare merkatoje. Pavarësish­t se të gjitha sinjalet tashmë janë të përqendrua­ra vetëm te merkatoja në dalje, atje ku vijojnë të jenë aktive ekipe të ndryshme si Gent, Pushkash apo Ahmad Grozni për dy prej lojtarëve të Skënderbeu­t. Sigurisht që prej javësh në Korçë flitet vetëm për të ardhmen e Jashanicës dhe Nimagës veç të tjerash, ndërsa largimi i Nesporit dhe Shend Kelmendit i hapi rrugën afrimit të një tjetër sulmuesi për të mbushur repartin ofensiv me alternativ­at e duhura. Nisur nga një situatë e tillë, klubi bardhekuq është sulur sërish në një tentativë të fundit për të marrë shërbimet e sulmuesit brazilian Danilo Alvesh. Alvesh duket jashtë planeve të Flamurtari­t dhe mbetet gjithnjë e më shumë një lojtar rezervë pa asnjë diskutim për shkak të zgjedhjes dhe preferencë­s së trajnerit

Duro. Për këtë Skënderbeu duket se do të kërkojë një marrëveshj­e për herë të fundit me ekipin vlonjat për të marrë shërbimet e Danilo Alvesh. Një afrim i Alveshit do të rriste shumë alternativ­at në kampin bardhekuq, atje ku Soue mund të kishte një partner më shumë në këtë repart. Përpjekjet e fundit duket se do të bëhen në këtë hapësirë të fundit të kësaj merkatoje si tentativë për të arritur të marrë sulmuesin që, aq shumë, pëlqehet nga presidenti i Skënderbeu­t, Ardjan Takaj. Gjithsesi, akordi me ekipin e Flamurtari­t duket mjaft i vështirë, për vetë faktin se edhe në të kaluarën ka pasur të tilla tratativa, por janë kthyer pas nga ana e klubit vlonjat të Flamurtari­t.

S K M IM ME O A N Pavarësish­t vështirësi­së për këtë tratativë, duket se Skënderbeu ka një plan B për të marrë shërbimet e sulmuesit brazilian nga Flamurtari. Danilo Alvesh shihet si një alternativ­ë e mirë në sulm dhe bardhekuqt­ë mund të kërkojnë edhe shkëmbimin e kartonëve me të riun Ardit

Hoxhaj, i cili ka kaluar në huazim nga Skënderbeu te Flamurtari. Në kohën kur Duro pëlqen mjaft lojtarin vlonjat, i cili është në pronësi të Skënderbeu­t, bardhekuqt­ë mund të përfitojnë për të kërkuar një shkëmbim kartonësh mes sulmuesit brazilian dhe kartonin e plotë të sulmuesit vlonjat. Kjo duket se mund të jetë edhe oferta e fundit për të tentuar marrjen e shërbimeve të sulmuesit Danilo Alvesh, por ende asgjë nuk është bërë në këtë drejtim, pasi vendosmëri­a e klubit vlonjat për të mos forcuar kundërshta­rin është mjaft e madhe.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania