Panorama Sport (Albania)

Reali 7 gola me gjak, por Barça prek titullin

Skuadra e Hejnkesit e shpërqendr­uar, gjithsesi shkon +16 pikë nga vendi i dytë

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Në javën e 19-të të Bundesligë­s, Ba jerni fiton me vuajtje ndaj Verder Bremenit. Përfundon 4-2, por në minutën e 80-të, miqtë kishin topin e 3-3 me Junuzoviç. Për pjesë të tëra të ndeshjes, skuadra e Hejnkesit dukej e ngadaltë dhe e shpërqendr­uar. Golit të parë të Gondorfit (25') iu përgjigj Myler në 41'. Në pjesën e dytë shpërthen Levandovsk­i (63' dhe 77'). Mes tyre Verderi kishte gjetur golin e 2-2 falë devijimit të Zyles në portën e tij. Në fund vjen edhe "pokeri" që mban firmën e Mylerit. Bajerni është + 16 nga 4 ekipet që renditen të dytat.

NDESHJA - Që në minutat e para miqtë arrijnë të zotërojnë topin dhe të bëjnë të kuptosh se nuk kanë ardhur në Mynih vetëm për t'u mbrojtur. Kruze godet shtyllën në 7'. Në 12' dhe 14' provon të përgjigjet Riberi dhe Levandovsk­i. Në minutën e 25-të godet Verderi: Kruze nis Gondorfin në thellësi, i cili duket se do ta humbiste topin, por në rrëshqitje e sipër arrin ta dërgojë topin mes këmbëve të Ulraishit në dalje. Një minutë më vonë, Verderi mund të godasë sërish, por Ulraish tregohet i kujdesshëm pas gjuajtjes së Junuzoviç. Bajerni kthehet në dhomat e zhveshjes në ekuilibër, pasi Boateng nis nga mesfusha Mylerin, Veljkoviç del huq dhe sulmuesi bavarez stopon topin me kraharor dhe e dërgon në rrjetë me një gjysmërove­shatë. Pavarësish­t besimit, Bajerni nuk arrin t'i marrë frenat e lojës as në pjesën e dytë dhe krijojë raste. Rasti i parë i takon Gondorfit, përpara se Levandovsk­i të gjejë golin e dytë me kokë falë goditjes së këndit të Hamesit. Gjithnjë nga zhvillimet e një goditjeje këndi në 74' barazojnë miqtë, falë devijimit të pafat me kokë të Zyles. Por Bajerni nuk dorëzohet dhe kalon sërish në avantazh në 77' (përsëri polaku me kokë) nga krosimi i Mylerit. Pastaj është ky i fundit që mbyll në mënyrën më të bukur ndeshjen me një asist gjenial të Hamesit (parabolë që nxjerr jashtë loje mbrojtjen e Verderit) duke shënuar golin e tij të 100-të në Bundesligë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania