Panorama Sport (Albania)

Kesi shou, Milani përmbys Kaljarin

Kuqezinjtë ruajnë rezultatin me dhëmbë, Rino s'ndalet më

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Ndeshja rrezikoi se riozisht të mos lu hej me erën që pengonte zhvillimin normal të saj, por në fund arbitri Guida vendosi që kushtet ishin të pranueshme. 2018 ka nisur mirë për Milanin që, përveç se gjen fitoren e dytë radhazi në kampionat, siguron për herë të parë tri pikët pasi kalon në disavantaz­h. Zona Europë duket më afër tani që kuqezinjtë ndodhen në vendin e shtatë me kurën "Gatuzo" që duket se ka nisur të japë efektet e para. Milani nuk shkëlqen në lojë, por në të këtë pikë rëndësi ka rezultati dhe djemtë e Rinos e ruajtën me dhëmbë deri në sekondën e fundit, kur Kaljari për pak sa nuk gjeti golin e 2-2, një barazim që nuk do të quhej kurrsesi i vjedhur nga vendësit.

NISJA - Lopez dhe Gatuzo nuk dhurojnë asnjë risi në nivel titullarës­h. Surprizën e parë e dhuron Barela, i cili, në minutën e tetë, pasi "deh" me driblim Kalabrian, lëshon një të djathtë që përfundon në cepin e ulët të shtyllës së dytë të mbrojtur nga Donaruma. Kuqezinjtë, të infektuar nga agresivite­ti i trajnerit të tyre, tentojnë barazimin, por është Kaljari që i afrohet përsëri golit me Ionitan. Milani reagon në korsinë e djathtë, ku Kalabria dhe Suso tentojnë të gjejnë kombinimin e duhur me shokët në qendër të zonës. Farias merr vendin e të dëmtuarit Sau dhe menjëherë provokon Donarumën, i cili shmang thellimin e rezultatit. Gol i munguar dhe gol i pësuar për vendësit, të cilët shkaktojnë 11-metërsh ndaj Kaliniç. Kesi mposht Kranjon dhe gjithçka balancohet. Pesë minuta më pas përsëri Kaliniç që përpunon një top në zonë dhe shërben për Kesin, i cili nuk fal dhe çon të tijtë në avantazh.

PJESA E DYTË - 45 minutat e dyta nisin me Kaljarin që hidhet në sulm, teksa kuqezinjtë i besojnë Donarumës edhe për rastet kur topi thjesht hidhet para pa asnjë adresë në kërkim të ndonjë shpikjeje nga individë të veçantë si Çalhanglu dhe Suso. As turku e, aq më pak spanjolli (tetë ndeshje pa shënuar nuk i kishte ndodhur kurrë te Milani), nuk mundën për asnjë moment t'i afrohen golit të sigurisë. Ndryshe nga dyshja e mësipërme është Bonaventur­a që mundohet, por Kranjo vazhdon t'i thotë jo çdo përpjekje kuqezi për ta mposhtur. Gatuzo lëviz poshtë e lartë me kuqezinjtë që, edhe pse nuk bëjnë maksimumin, arrijnë të menaxhojnë pa shumë vësh- tirësi një takim që komplikohe­t edhe më shumë pas daljes me karton të kuq të Rodrigez. Naiv zvicerani, që merr kartonin e dytë të verdhë duke i detyruar të tijtë të luajnë në inferiorit­et numerik në dhjetë minutat e fundit. Dy minuta nga fundi, Kaljari humb Barela, i cili

ndëshkohet me të kuq, pasi ndërhyn ashpër ndaj Biljas. Katër minutat e mbetura karakteriz­ohen nga një nervozizëm, të cilin arbitri Guida vuan ta mbajë nën kontroll, por për fatin e Milanit rezultati nuk ndryshon dhe kuqezinjtë ngjiten në vendin e shtatë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania