Panorama Sport (Albania)

Bajerni nuk fal, Leva dhe Myler magjikë

Do të shkëmbehet kokë më kokë me Mkhitarian, sot pritet të bëhet zyrtare

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Ardhja e Aleksis Sançezit në "Old Trafford" provokon xhelozitë e para në dhomën e zhveshjes së Mançester Junajtid. Kur Pol Pogba ka mësuar rrogën që do të përfitojë sulmuesi kilian te "djajtë", nuk është ndierë aspak mirë. 29-vjeçari do të përfitojë mbi 20 milionë në vit, një shifër që në Europë nuk e fiton askush, përveçse kur flitet për emra si Nejmar, Mesi dhe Ronaldo. Dhe "Sunday Mirror" shkruan se pasoja që kjo mund të sjellë për skuadrën e Murinjos është një përçarje në dhomën e zhveshjes dhe në veçanti do e vuajë lojtari më i paguar aktualisht në Angli, Pol Pogba. Tani mesfushori francez kërkon që të fitojë të njëjtën shifër që është në të fakt dyfishi i rrogës së tij aktuale në Mançester. Faktin e përçarjes së dhomës së zhveshjes nga ky transferim e ka konfirmuar edhe ish-asistenti i Fergusonit, Stiv MekLaren.

ORËT E FUNDIT - Dje Sançez fluturoi drejt Mançesteri­t me një avion privat dhe të dielën kaloi edhe vizitat mjekësore në pritje të zyrtarizim­it të marrëveshj­es me Arsenalin. Ndërkohë që Mkhitarian udhëtoi që të shtunën në mbrëmje drejt Londrës, i shoqëruar nga menaxheri i tij Mino Raiola. Nga informacio­net e mediave britanike, Mançester Junajtid dhe Arsenali nuk do të paguajnë asnjë qindarkë për transferim­in e Sançezit dhe Mkhitarian­it (ishte përfolur 35 milionë paund), por kiliani dhe mesfushori armen i "djajve" do të shkëmbehen kokë më kokë. Detajet e fundit të marrëveshj­eve janë mbyllur, por zyrtarizim­i mungoi që të dielën, për shkak se nuk mund të depozitohe­j asnjë dokument gjatë fundjavës (zyrat janë të mbyllura), kështu që gjithçka u shty për ditën e sotme. Sançez do të bëhet nga kjo kontratë 4.5-vjeçare lojtari më i paguar i Premier Ligës me 450 mijë paund në javë, nga të cilat 350 mijë do të jetë rroga e tij bazë, dhe 100 mijë të tjera e drejta e imazhit. Falë presionit të Raiolës, edhe armeni pritet të pësojë një rritje të konsiderue­shme të rrogës prej 140 mijë paundësh që fitonte në "Old Trafford". 28-vjeçari kishte një kontratë deri në vitin 2020 me Junajtid, por menaxheri i tij kërcënoi se nëse Miki nuk do të transferoh­ej tek Arsenali, atëherë Sançez nuk do të shkonte kurrë te Junajtid: "Mançester Junajtid nuk do ta transferoj­ë Sançezin, të paktën nëse Mkhitarian nuk bie dakord me Arsenalin. Operacioni Sançez, është pjesë e bisedimeve për Mkhitarian­in dhe jo e kundërta".

 ??  ?? Aleksis Sançez dje në qendrën stërvitore të Junajtid ‘Carrington’
Aleksis Sançez dje në qendrën stërvitore të Junajtid ‘Carrington’

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania