Panorama Sport (Albania)

Maqedonia si oaz, Shqipëria merr 18 lojtarë

a a të ulëta dhe S nuk i cilëson të huaj ulohen ars et

- JORGIS MEMO

Lojtarët nga kampionati maqedonas po "pushtojnë" Kategorinë Superiore. Prej një viti pjesa dërrmuese e klubeve elitare të futbollit shqiptar kanë hedhur sytë nga tregu maqedonas për t'u forcuar gjatë merkatos. Nëse në verë lëvizjet ishin më të pakta, tashmë, kur mbeten edhe 9 ditë nga mbyllja e merkatos së janarit...

Lojtarët nga kampi onati maqedonas po "pushtojnë" Kategorinë Superiore. Prej një viti pjesa dërrmuese e klubeve elitare të futbollit shqiptar kanë hedhur sytë nga tregu maqedonas për t'u forcuar gjatë merkatos. Nëse në verë lëvizjet ishin më të pakta, tashmë, kur mbeten edhe @ ditë nga mbyllja e merkatos së janarit, shihet një dyndje lojtarësh, që pasi kanë mbyllur pjesën e parë të sezonit në Maqedoni, po firmosin me klubet e Superiores. Në një vëzhgim të "Panorama Sport" rezulton se, deri më tani, 18 lojtarë bëjnë pjesë në 10 ekipe të elitës, përfshi këtu edhe Tiranën e Kategorisë së Parë. "Rekordin" e mban Flamurtari me 6 lojtarë, të cilët vetëm një sezon më parë ishin pjesë e klubeve të Superligës maqedonase si Shkëndija, Renova, Rabotniçki, Shkupi dhe Sileksi. Nëse për vlonjatët lidhja mund të bëhet me trajnerin Shpëtim Duro, i cili e njeh mirë kampionati­n maqedonas, duke qenë se ka drejtuar Shkëndijën e Tetovës, asgjë nuk mund të quhet e rastësishm­e për klubet e tjera. Partizani ka të konfirmuar katër lojtarë, Teuta tre, Kamza dy, si dhe Skënderbeu, Vllaznia e Tirana me nga një. Me merkaton që është në kulmin e saj, nuk është çudi që, numri i lojtarëve që vijnë nga klubet maqedonase, të rritet. Në këtë vëzhgim të gazetës nuk janë futur edhe dy lojtarë, të cilët kanë të kaluar me klubet e vendeve fqinje, por në fakt gjatë sezoneve të fundit kanë qenë pjesë e kampionate­ve të tjera. Bëhet fjalë për mbrojtësin Egzon Belica Aishlojtar i Shkëndijës­B dhe sulmuesin Muarem Muarem Aishlojtar i Rabotniçki­tB, që kanë firmosur për Partizanin dhe Flamurtari­n.

MOTI ET

Janë dy motivet kryesore pse klubet shqiptare po fokusohen gjithnjë e më tepër nga lojtarët e kampionati­t fqinj. Së pari, pas vendimit të FSHF-së në prag të fillimit të sezonit 2017-2018, lojtarët me pasaportë maqedonase nuk do të cilësohen më të huaj. Së dyti, në shumicën e klubeve maqedonase, mund të gjesh elementë cilësorë, të cilët nuk kanë një kosto të lartë financiare. Gazeta mëson se, përveç dy klubeve me buxhete që i kalojnë dy milionë eurot në sezon si Vardar i Shkupit dhe Shkëndija e Tetovës, në skuadrat e tjera të Maqedonisë ka probleme të mëdha finan-

ciare dhe natyrisht paga të ulëta. Mesatarja e rrogave mujore në këto ekipe nuk shkon më shumë se 2 mijë euro. Kësisoj, në një treg ku diferencën në pagesa e bën gjithnjë Vardari dhe Shkëndija, klubet shqiptare kanë mundësinë të "peshkojnë" lojtarë që mund të shpërthejn­ë në Superiore në skuadra si Rabotniçki, Renova, Shkupi, Pobeda, Pelisteri, Sileksi etj. Nga ekipet e Superiores vetëm Laçi, Kukësi, Luftëtari dhe Lushnja nuk ka preferuar të marrin lojtarë nga tregu fqinj, por megjithatë duhet pritur mbyllja e merkatos.

 ??  ??
 ??  ?? Flamurtari është skuadra që ka afruar më shumë lojtarë nga kampionati maqedonas në sezonin e fundit
Flamurtari është skuadra që ka afruar më shumë lojtarë nga kampionati maqedonas në sezonin e fundit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania