Panorama Sport (Albania)

Berisha është super, por Hysaj fiton derbin

Portieri dhuron spektakël, mbrojtësi i "prish" festën

- OLSI TUJANI

Derbin e shqiptarëv­e në duelin e nxehtë të Serisë A mes Atalantës dhe Napolit e fiton Elseid Hysaj, i cili vazhdon ëndrrën drejt titullit kampion në Itali. Vendos një gol i Dris Mertensit, i cili është i vetmi që mund të thyente Etrit Berishën. Gardiani shqiptar bën një ndeshje super përballë mikutrival Hysaj, por nuk ia del t'i japë një rezultat pozitiv skuadrës së tij. Shumë pak emocione në pjesën e parë të sfidës, ku Berisha dhe Reina ishin thjesht spektatorë dhe nuk bënë ndonjë ndërhyrje vendimtare. Skuadrat ishin të frikësuara dhe nuk kërkonin të bënin gabime që mund t'u kushtonin shumë. Napoli duhet të fitonte patjetër për të vazhduar kryesimin dhe për të ruajtur distancën e njëjtë nga Juventusi (edhe nëse këta të fundit fitojnë sot). Mertens dhe Kajehon u gjendën shumë në vështirësi në pjesën e parë dhe vetëm Insinje u mundua të përhapte panik te kundërshta­rët.

Super Berisha- Emocionet u shtuan ndjeshëm në pjesën e dytë të ndeshjes, kur Napoli merr në dorë kontrollin e lojës dhe fillon të krijojë raste të shumta. Kaluan vetëm nëntë minuta nga rifillimi dhe gardiani kuqezi bën një pritje spektakola­re ndaj Kajehonit. Kjo ishte thjesht një shkëndijë për të paralajmër­uar atë që do të shihnim më vonë. Kajehon vertikaliz­on bukur për Mertensin (dyshime për pozicion jashtë

loje) dhe belgu kalon Kaldarën me shpejtësi dhe Berishën me zgjuarsi duke e dërguar topin në diagonale. Atalanta fillon të reagojë, por Kulibali dhe Albiol janë të pakalueshë­m. Miqtë duan ta mbyllin ndeshjen me anë të kundërsulm­eve, por Hamshik gabon me

portën e boshatisur, ndërsa pak minuta më vonë e ndal në rrjetë. Këtë herë është VAR-i që i vjen në ndihmë portierit Berisha, por rezultati tashmë është 0-1 dhe Hysaj mori 3 pikët e vlefshme në një transfertë të vështirë, ku thuajse të gjitha skuadrat e kampionati­t italian kanë

vuajtur. Hysaj në fakt nuk ishte në ditën e tij më të mirë, por ia doli gjithsesi të fitonte duele të rëndësishm­e me Papu Gomezin, i cili ishte një nga më të rrezikshmi­t nga kundërshta­rët. Napoli po fiton edhe atëherë kur nuk shkëlqen. Ky është një sinjal pozitiv për Sarrin...

 ??  ??
 ??  ?? Berisha dhe Mertens gjatë ndeshjes së djeshme
Berisha dhe Mertens gjatë ndeshjes së djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania