Panorama Sport (Albania)

Kërcënimet me burg, Mema: S'jam i fortë, por kam këllqe

-

"Unë të kërcënohem me burg?! Unë bëj pjesë te shtëpia ime, normalisht futbolli është familja ime". Ky është reagimi i Sulejman Memës, i cili është kreu Shoqatës Rajonale Tiranë. Pas kërcënimev­e me burg për veprime të paligjshme, përpara garës për presidencë­n e Federatës Shqiptare të Futbollit, Mema ka folur dje për "SuperSport" duke treguar edhe historinë e krijimit të shoqatave. "Më vjen keq me këtë thënie sepse me sinqeritet nuk ndihem mirë. Kërcënime të tilla për mua nuk ekzistojnë sepse nuk jam i fortë, por di që jam me këllqe në kuptimin e mirë të fjalës dhe atë që e bëj, e bëj me koshiencë. Jam i bindur për atë që kam bërë deri më tani dhe atë që do të bëj sepse kam qenë korrekt gjatë gjithë jetës dhe i tillë do të vazhdoj të jem", u shpreh fillimisht Mema. Pas një jete të kaluar si futbollist dhe prej më tepër se dy dekadave në trajning, Mema tregoi edhe si ka lindur organizimi i shoqatave të futbollit, një formulë e huazuar nga Federata italiane përpara 24 viteve. "Për këtë temë më vjen keq, por do të kthehem pak mbrapa për të treguar si funksionoj­në shoqatat dhe zonat dhe ku e kemi marrë këtë orientim dhe këtë ide sepse kam qenë pjesë e Federatës Shqiptare të Futbollit. Në vitin 1994 kam qenë pjesë e delegacion­it bashkë me zotin Lubani që përfaqësua­m FSHF-në në Federatën Italiane dhe prej asaj kohe nisi të funksionon­te edhe në Shqipëri. Nuk quheshin shoqata, por zona dhe tashmë ka ndryshuar vetëm emri. Por, ato zona kanë qenë të përfaqësua­ra nga njerëz shumë dinjitozë, të cilët kishin edhe të drejtën të votonin edhe në Asamblenë që e zhvillonte Federata Shqiptare e Futbollit", tregon ish-trajneri. "NUK JANË FANTAZMË"

Si përfaqësue­s i Ligës Amatore të Tiranës, 62-vjeçari u është përgjigjur edhe akuzave se 12 shoqatat e futbollit, të përfshira si anëtare me të drejtë vote në Asamblenë Zgjedhore të FSHF-së, janë organizata fantazmë. "Funksionoj­në normal dhe nuk janë fantazmë sepse, pas vitit 1994, pas marrjes së miratimit si funksionon­te në Federatën Italiane, kanë nisur të funksionoj­në edhe në FSHF. Them që nuk janë fantazmë, gjithmonë kanë ngritur kartonin si të gjithë klubet e tjera. Kjo shoqatë që unë përfaqësoj, Ligën Amatore të Rajonit të Tiranës, them që e përfaqëson një njeri i futbollit, jo i politikës apo biznesit. Unë jam arsimtar dhe gjithmonë funksionoj si trajner. Jam pjesë e kësaj shoqate dhe jam pjesë e futbollit edhe tani që po flasim", thekson Mema, i cili më tej foli edhe për çështjen e regjistrim­it në gjykatë dhe faktin nëse shoqatat do të jenë në gjendje të votojnë, ashtu si ka ndodhur prej shumë vitesh. "Nuk e di për çështjen e regjistrim­eve. Nuk mund të flas me kompetencë, pasi ana e juridiksio­nit nuk është profesioni im, por di që deri më tani kanë qenë korrektë dhe është miratuar në Asamble me të gjitha normat dhe rregullat që përfaqëson statusi i Federatës. Si të jetë rregulli, si të jetë ligji. Nëse unë do të jem pjesë e këtij votimi, do të shkoj të votoj për kandidatin që do të perfomojë më mirë, ai që ka programet më të mira dhe ai që më bind me idetë e veta", përfundoi Mema.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania