Panorama Sport (Albania)

Partizani me fytyrë të re, Ramadani dhe Hysenaj vishen të kuq

Përforcime në sulm dhe mbrojtje, priten afrime të tjera

- ILIR CARA

Partizani e ka nisur punën për ndeshjen me Flamurtari­n me fytyra të reja në përbërje. Rikthimi i skuadrës pas minifazës së kryer në Antalia ka zbuluar edhe prurjet e merkatos së janarit. Egzon Belica dhe Lukas Kardozo iu bashkuan ekipit në Turqi dhe dje kanë kryer seancën e parë në Shqipëri me të kuqtë. Por gjatë seancës së djeshme, trajneri Starova dhe ndihmësit e tij kanë pasur nën urdhra edhe prurje të reja. Ish-sulmuesi i Renovës, Emran Ramadani, dhe mbrojtësi shkodran, Senad Hysenaj, kanë qenë dy fytyrat e reja në radhët e të kuqve në seancën e djeshme. 25vjeçari thuhet se ka firmosur kontratë dyvjeçare, por që nuk është prezantuar akoma nga klubi. Ndërsa Hysenaj, 18vjeç, vjen si një alternativ­ë për krahun e majtë të mbrojtjes. Ramadani është një lojtar polivalent, i cili mund të bëjë disa role në vijën sulmuese. Ndërsa Hysenaj shikohet si një lojtar i perspektiv­ës, i cili ishte edhe në planet e Vllaznisë. I riu shkodran, përveç aktivizimi­t me të rinjtë, ka luajtur edhe disa ndeshje me

Vllazninë B. Madje ai shënoi golin e vetëm për skuadrën e dytë në miqësoren e fundit ndaj ekipit të trajnerit Ernest Gjoka. Partizani fillimisht mund t'i japë minuta lojtarit me ekipin e dytë, por mund ta aktivizojë edhe me të rinjtë. Lajm i mirë për Partizanin ka rezultuar rikthimi i Arbnor Fejzullahu­t në fushën stërvitore pas një mungese katërmujor­e. Mbrojtësi ka nisur dje

vrapimet e para pas operacioni­t që kreu para 3 muajsh e gjysmë. Fejzullahu­t i duhet kohë që të jetë gati për ekipin dhe me gjasa mund të kapë ritmin nga fundi i marsit. Ndërsa Edgar Çani vijon fazën riaftësues­e në Itali, por mbetet për të parë nëse do të gjejë zbatim garancia e dhënë nga mjekët italianë që sulmuesi do të jetë gati për lojë në fund të janarit.

 ??  ?? Arbnor Fejzullahu gjatë vrapimit në seancën e djeshme së bashku me përgatitës­in atletik Kulli
Arbnor Fejzullahu gjatë vrapimit në seancën e djeshme së bashku me përgatitës­in atletik Kulli
 ??  ??
 ??  ?? Emran Ramadani
Emran Ramadani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania