Panorama Sport (Albania)

Alesio Hyseni kërkon largimin, Idrizi mbyll merkaton e Flamurtari­t

Klubi pranon vetëm huazim, lojtari kërkon garanci aktivizimi

-

Alesio Hyseni kthehet në çështje te Flamurtari. Lojtari kërkon që të largohet për të marrë më shumë minuta, por drejtuesit vlonjatë nuk e lejojnë. Hyseni ishte shumë pranë kalimit te Luftëtari, por klubi ka bllokuar gjithçka. Shkak është bërë kontrata. Alesio Hyseni është në kontratë me Flamurtari­n deri në fund të këtij sezoni. Flamurtari do që ta huazojë lojtarin dhe jo ta lërë të lirë. Flamurtari dhe Luftëtari nuk kanë arritur gjuhën e përbashkët në këtë pikë. Vlonjatët e lënë Hyseni vetëm në formë huazimi, ndërsa gjirokastr­itët e duan ta kenë të tyren duke zotëruar kartonin e plotë të lojtarit. Por këtu çështja ka ngecur. Hyseni shprehu dëshirën e tij pak ditë më parë për t'u larguar te Luftëtari për më shumë minuta. "E gjithë kjo bëhet për shkak të aktivizimi­t. Për të pasur më shumë minuta, do të shkoj te Luftëtari. Në Vlorë ndihem shumë mirë. Thjesht më duhet që të kem më shumë minuta. Për këtë mund të huazohem. Me Flamurtari­n kam edhe një sezon tjetër", deklaroi pak ditë më parë për gazetën Hyseni. Nuk dihet se si do të rrjedhin ngjarjet me Hysenin, ndërsa kjo javë është vendimtare për të, pasi nëse qëndron në Vlorë, pritet që të luajë pak.

MERKATO - Në prononcimi­n e djeshëm për "Panorama Sport", administra­tori i Flamurtari­t tha se nuk do të ketë më largime duke paralajmër­uar në njëfarë mënyrë edhe të ardhmen e Hysenit. "Nuk do të ketë më largime. Siç e deklarova, Liçaj ishte i fundit që largohet. Iku me dëshirë dhe e ka derën të hapur gjithmonë te ne. Lojtarë të tjerë nuk do të ikin. Është mbyllur ajo fazë. Këta janë të gjithë lojtarët që do trajneri Duro", tha Idrizi. Sa u përket përforcime­ve të mundshme në

ditët e mbetura të merkatos, Idrizi u shpreh: "Nuk do të kemi më afrime. Trajneri Duro e ka grupin të kompletuar të lojtarëve, kështu që nuk ka nevojë për afrime. Vlerësoj lojtarët që kanë ardhur të rinj. Trajnerit Duro i plotësuam çdo kërkesë që kishte, ai ishte edhe

menaxher dhe nuk i ndërhymë fare. Nuk do ta keni mundësinë që të më shihni ndonjëherë që unë të ndërhyj në punët që i përkasin trajnerit. Ju e dini se unë dëshiroja që të vinte Memushaj dhe Aliji, por kjo nuk u realizua, jo për fajin tim. Unë isha i gatshëm të sakrifikoj­a, por natyrisht që kemi shumë kohë përpara dhe do ta kemi të paktën Memushajn në Vlorë". OBJEKTIVAT - Sinan Idrizi flet edhe për objektivat. Sipas tij, në bazë të grupit të krijuar dihen edhe objektivat që minimalish­t të jetë në Kupat e Europës. Por, Idrizi thotë se nuk dëshiron ta vendosë ekipin në presion. "Nuk dua që ekipi të jetë në presion dhe nuk u kam vendosur ndonjë objektiv. Natyrisht, dëshira e të gjithëve edhe e tifozëve është që të jemi në Kupat e Europës. Unë kam besim se do të realizohet ky objektiv, për shkak se këta lojtarë janë më shumë se vlonjatë", përfundoi Idrizi. Ermal Sika

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania