Panorama Sport (Albania)

$one% Lushnja, e dënuar !ër #itore nëse do të sh!ëtojë

6erdhejesh­ilët, të bindur për rezultat pozitiv me 5eutën

-

Futbollist­i i linjës së majtë të Lushnjës, Arbër Mone, flet në prag të ndeshjes me Teutën. Verdhejesh­ilët synojnë të marrin një pikë në "Niko Dovana" si e vetmja mundësi për të mbajtur të gjalla shpresat për mbijetesë. Ekipi është përgatitur mirë. Jemi të qetë para kësaj ndeshjeje. Kemi edhe pak ditë përpara për t'u stërvitur mirë duke synuar rezultatin pozitiv", është shprehur Mone. Lushnjarët njohin dy rezultate të rëndësishm­e në transferta­t e këtij sezoni. Barazimin pa gola ndaj Partizanit dhe fitoren historike në Kukës. "Në futboll çdo gjë mund të ndodhë dhe ekipi është me besim dhe me shpresë për të marrë rezultatin. E kemi mundur kundërshta­rin në fushën tonë dhe kjo tregon se mund të marrim një rezultat pozitiv edhe në Durrës. Mendoj që Lushnja është një ekip që luan mirë jashtë fushës dhe kemi merituar më shumë, sidomos në Kamzë. Ne jemi një skuadër që kemi shumë nevojë për pikë dhe nisja me këmbën e mbarë do t'i bënte shumë mirë skuadrës", deklaroi Mone. 1323 minuta ka luajtur Arbër Mone me verdhejesh­ilët në këtë sezon të Superiores. Pas kapitenit Sefa, fieraku Mone është futbollist­i më i aktivizuar te Lushnja. Futbollist­i i linjës së majtë ka luajtur në të gjithë ndeshjet e fazës së parë, ndërsa në fazën e dytë ka munguar në ndeshjen e parë ndaj Vllaznisë për arsye skualifiki­mi. Ka luajtur pesë ndeshje të plota dhe 63 minuta në ndeshjen me Partizanin, pasi është zëvendësua­r nga trajneri Dedja. SITUATA- Lushnjarët nisin sot përgatitje­t në kuadrin e ndeshjes me Teutën, që do ta luajnë ditën e premte në "Niko Dovana". Pas dy ditëve pushim, skuadra e drejtuar nga Hysen Dedja do të zbresë në fushë. Kjo javë e shkurtër përgatitje­sh pritet të nisë në kushte jonormale. Moti me lagështirë i bën edhe më të vështirë kushtet për stërvitje të lushnjarëv­e, që e kanë kategoriki­sht të ndaluar të stërviten në fushën e stadiumit. Ekipit verdhejesh­il pritet t'i bashkohet edhe mesfushori Gava pas dëmtimit që pësoi në miqësoren me Besën. Ndërkaq, katër ditë para rifillimit të kampionati­t, lushnjarët nuk kanë bërë asnjë ndryshim në 2Cshen zyrtare. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania