Panorama Sport (Albania)

“Kam vuajtur psikologji­kisht, jam gati të shpërthej”

Shkodra: Te Kukësi ndihem shumë i lumtur

-

Donjet Shkodra është pa dyshim përforcimi më i mirë i Kukësit, duke iu referuar edhe njohjes që ai ka mbi kampionati­n shqiptar. Një sezon te Flamurtari dhe gjysmë sezoni te Skënderbeu e kanë bërë lojtarin që të jetë shumë i kërkuar në merkato, pavarësish­t se te korçarët luajti shumë pak. Pikërisht për aventurën jo të mirë që kaloi te Skënderbeu, kosovari e quan një moment të vështirë, ku iu desh të mbante lart anën psikologji­ke, pasi një lojtar të mirë e bëjnë ndeshjet që luan. 28- vjeçari flet për formën që ka rigjetur te kampionët e Kukësit, pasi në katër miqësore ai ka shënuar dy gola. Në një intervistë të dhënë për mediat pas fitores së thellë me Dinamon, ai sqaron disa pika në lidhje me situatën e tij.

Si ju duket aventura e re, duket sikur keni rilindur? Deri tani mirë. Përgatitje­t kanë shkuar mirë dhe jam përshtatur në mënyrën e duhur. Grupi më ka pritur mirë dhe ndihem i lumtur. Diferencë e madhe pikësh me Skënderbeu­n, por te Kukësi nuk heqin dorë për titullin. Si e shihni këtë garë?

Skënderbeu është ekip i mirë, gjithashtu edhe Kukësi. Në futboll gjërat nuk shkojnë gjithmonë si siç i ke parasysh, ndoshta ndonjëherë nuk përshtates­h me lojën e trajnerit dhe këto janë gjëra normale. Por, tani të shohim përpara me

Kukësin, si do të na shkojë Kampionati­n e njeh mirë, ashtu si dhe Kukësin. Është skuadra kampione më e mirë se ajo e fazës së parë? Po, e njoh mirë, pasi e kam parë Kukësin edhe në pjesën e parë të kampionati­t. Por, tani mund të them se jemi një grup pak më kompakt dhe luajmë futboll më të bukur sesa ai që ka prodhuar kjo skuadër në këto 6 muajt e fundit.

Në Antalia keni shënuar një gol, ndiheni i çlirët nga aspekti psikologji­k mbas periudhës te Skënderbeu? Një lojtar e bëjnë ndeshjet dhe në momentin që nuk luan, sigurisht që ka vështirësi. Kam luajtur pak këto 6 muajt e fundit dhe më është dashur të mbaj veten psikologji­kisht, pasi është diçka e rëndë. Mendoj se ndeshjet më bëjnë mirë dhe mund të arrij formën time më të mirë. Ka shumë ndeshje në vazhdim dhe do të mundohem të jap më të mirën time në çdo takim. Kampionati është i gjatë dhe i hapur. Na duhet të qëndrojmë të përqendrua­r maksimalis­ht në çdo sfidë. Skerdilaid Sulozeqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania