Panorama Sport (Albania)

Apolonia, dështim në merkato

Dy futbollist­ë nuk kanë bindur stafin, trajneri Kashami: Nuk gjetëm të duhurit

- BUJAR RAMA

Apolonia është një ndër skuadrat që i ruajti me fanatizëm lojtarët e saj gjatë merkatos dimërore, edhe pse ka një ekip me kontingjen­t kryesisht të rinj. Edhe Klajdi Broshka e Taulant Hysenshaha­j që kanë pasur oferta nga skuadra të tjera, duket se do të vazhdojnë të jenë pjesë e Apolonisë dhe në vazhdimësi të sezonit. Megjithatë, largimi i Blerim Krasniqit, njeriut-gol, ka krijuar jo pak probleme në vijën e parë. Këtë boshllëk, fierakët synuan ta sistemonin me afrimin e lojtarëve të tjerë. U testua 19vjeçari Kumanaku, por mes palëve nuk u gjet gjuha e përbashkët dhe lojtari tashmë është larguar, ndërsa vazhdon të jetë ende në provë sulmuesi tetovar, Bajrami, i cili pritet të firmosë këtë javë. Gjithashtu, tek Apolonia u provua dhe mesfushori lushnjar, Bledi Fejzaj, i larguar pas miqësores me Dinamon. KASHAMI

Ndërkohë, pasi ka zhvilluar dhe një testim me të rinjtë e akademisë ( fituar 42 nga Apolonia), trajneri Ndriçim Kashami bën dhe një vlerësim të gjendjes së ekipit së tij një javë pas rifillimit të kampionati­t. "Mendoj se situata dhe gjendja e ekipit është shumë e mirë. Gjatë kësaj periudhe, skuadra ka arritur të perfeksion­ojë skemat e lojës, ka ruajtur ritmin dhe ka ardhur duke u përmirësua­r në vazhdimësi. Pa dyshim që largimi i Krasniqit na vuri në vështirësi, por mendoj se ka gjetur mënyrën e duhur. Sa u përket blerjeve dhe gjetjes së një lojtari që do të bënte diferencën, tani është e pamundur, ndaj dhe ne do të gjejmë zgjidhje brenda kontingjen­tit, brenda grupit që kemi. Rikthehemi në kampionat dhe tani na duhet të fokusohemi te përgatitja për ndeshjen kundër Naftëtarit. Jemi optimistë sa u përket objektivav­e që i kemi besuar vetes në fillim të sezonit", thotë trajneri i Apolonisë, Ndriçim Kashami. MIQËSORET

Katër ndeshje miqësore kanë zhvilluar fierakët gjatë kësaj faze dimërore, me bilancin: 1 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje. Apolonia ka fituar 10 me Orikumin, ka barazuar 1-1 me Feronikeli­n dhe kanë humbur jashtë fushe me Dinamon dhe Egnatian, me të njëjtin rezultat 1- 2. Pavarësish­t largimit të Krasniqit, bardhejesh­ilët vazhdojnë të shënojnë në çdo takim. 4 golat e miqësoreve mbajnë autorësinë e Dimos (2), Dudës dhe Llambit. Fierakët do të kenë të njëjtin grup edhe në pjesën e dytë të sezonit me të vetmin të larguar, Krasniqin.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania