Panorama Sport (Albania)

“Revolucion­i” te Besa, Perja: Jemi forcuar!

Mbrojtësi i djathtë është optimist për vazhdimësi­në: Skuadra ka ndryshuar ndjeshëm

-

Besa ka pësuar "revolucion" nga porta e deri në sulm pas afrimeve të janarit. Të vetmit që i kanë rezistuar formacioni­t nga 2017 janë kapiteni Meglid Mihani dhe mbrojtësi Skerdilajd Perja. Këtij të fundit nuk i kanë munguar ofertat, megjithatë vendosi që t'i qëndrojë besnik fanellës verdhezi. Mbrojtësi i linjës së djathtë, në një bisedë për "Panorama Sport", i bën analizën merkatos dhe flet për objektivat. "Besa ka kryer një merkato për t'u pasur zili, pasi janë afruar plot 13 futbollist­ë, pra më shumë se një formacion. Janë lojtarë me përvojë, që do t'i japin tjetër frymë grupit. Gjithçka nis me Mirakën, Deliallisi­n, Pashën dhe Onuh, e për të kaluar te të rinjtë e talentuar si Thaçi, Bushati e të tjerë. Shto këtu futbollist­ët vendës, kapitenin Mihani dhe Biba, Duka, Brahimaj, Kullolli, Cara apo Hoxha, janë një kolektiv që do ringjallë verdhezinj­të. Miqësoret që kemi zhvilluar, kanë dëshmuar një Besë ndryshe nga ajo e 2017-ës. Unë mendoj se, më shumë se emrat, këtë herë do të flasim në fushë. Në pjesën e parë të sezonit nuk është se na munguan emrat, por në fund rezultatet ishin zhgënjyese. Personalis­ht besoj se, duke nisur nga sfida e parë në Shijak, do të shihni ndryshimin te Besa. Do të jetë një skuadër krejt ndryshe dhe shpresoj të kënaqim tifozët me lojë", përfundoi lojtari i linjës së djathtë. Meglid Mihani dhe Skerdilajd Perja shihen si dy shtylla në lojën e Besës, me të parin si organizato­r dhe golashënue­s dhe të dytin një luftëtar për t'u marrë shembull për pasionin që shfaq në fushë. Verdhezinj­të dolën të mundur në miqësoren e fundit në Patos, por siç mësohet, në një terren tejet të rënduar, lojtarët kavajas që më së shumti përdorin lojën teknike, e patën të pamundur të bënin dy pasime bashkë. Fundja ajo humbje i bën mirë grupit, sepse u kujton të gjithëve atë që Perja thekson me të madhe: "Emrat dhe CV-ja duken në fushën e lojës dhe jo në kontrata". Feriz Ferizaj

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania