Panorama Sport (Albania)

Merkato, Kastrioti pret minutat... shtesë

Kapiteni Lila: Ruajtja e grupit, çelësi ynë i suksesit

- LIRIDON PASHA

Merkatoja e Kastriotit, në vend numëro. Kur kanë mbetur edhe 10 ditë nga mbyllja zyrtare e tregut të shitblerje­ve, në Krujë mungojnë afrimet. Drejtuesit janë duke shpresuar që, në minutat e fundit, të "godasin". Mund edhe të shpresohet te ndonjë "okazion" që mund të vijë nga Kategoria Superiore, duke qenë se ky kampionat nis dy ditë më herët se Kategoria e Parë. Edhe pse mungojnë firmat, gazeta zbulon se klubi po bisedon me 2-3 futbollist­ë cilësorë dhe ndoshta, para ndeshjes së parë me Tërbunin, mund të kemi edhe konfirmime­t e para për këtë merkato. Krutanët nuk duan që të diskutojnë ngjitjen dhe për këtë duhet që të "blindojnë" kreun edhe për pjesën e mbetur të sezonit.

KAPITENI

Vilson Lila nuk e sheh domosdoshm­ëri që të bëhen shumë ndërhyrje në merkato, megjithatë thekson se minimalish­t duhet që të zëvendësoh­en vendet e lëna bosh prej të larguarve Borshi dhe Myrta. Në një bisedë për "Panorama Sport", kapiteni shprehet optimist për minifazën përgatitor­e dhe gjendjen e grupit. "Kemi zhvilluar një fazë përgatitor­e tejet të vlefshme. Për gati dy javë morëm ngarkesa maksimale dhe kemi fituar formë optimale. Shpresoj që, në pjesën e dytë të kampionati­t, të zhvillojmë lojëra edhe më të mira se në pjesën e parë të sezonit. Pra, duhet të mbledhim më shumë dhe të gabojmë sa më pak. Objektivi ynë dihet tashmë, është ngjitja në elitë", tha fillimisht Lila. Sa i takon merkatos, kapiteni vlerëson faktin që janë evituar largimet e mëdha, pra është ruajtur grupi. "Për merkaton nuk është se më takon mua që të flas në fakt, megjithatë mund të them që e rëndësishm­e është ruajtja e grupit. Dashur pa dashur jemi harmonizua­r me

njëri-tjetrin, ndaj vetëm kështu mund të mbetemi të fortë, pasi ky ishte çelësi ynë i suksesi", shtoi ai. Në fund nuk mund të mos komentonte takimin e parë zyrtar për 2018-ën, aty ku Lila ka qenë edhe futbollist në të shkuarën. "Me gjithë respektin që kam për Tërbunin dhe tifozërinë pukjane, ne kemi të tjera synime dhe kurrsesi nuk do të pranojmë rezultat tjetër përveçse fitores nga kjo ndeshje", u shpreh kapiteni Vilson Lila në prononcimi­n e tij.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania