Panorama Sport (Albania)

“Bis” prezantime­sh, Muguna dhe Musa mbërrijnë nga Antalia

Zyrtarizoh­en blerjet e para, ja si ndryshon ekipi

-

Tirana prezanton blerjet e para. Më në fund, Kenet Muguna dhe Musa Mohamed vishen bardheblu. Ata "zbarkuan" mbrëmjen e së shtunës në Antalia dhe dje zyrtarisht u vendosën nën urdhrat e Ze Marias, ku kryen dy seancat e para stërvitore. Pas një "beteje" të gjatë me Gor Mahian, kryeqyteta­sit kanë dalë të fituar dhe kanë transferua­r me sukses mesfushori­n 22vjeçar dhe qendërmbro­jtësin 26vjeçar. Klubi i ka prezantuar radhazi dy blerjet e dimrit, ndërsa konfirmon se më të parin kanë lidhur marrëveshj­e për 4.5 vite, ndërsa me të dytin për 2.5 vite. Blerja e kartonit të Mugunës do t'i kushtojë 40 mijë dollarë Tiranës (parà që do t'i depozitojë 14 ditë pasi të vijë ITC-ja), ndërsa Musa vjen me parametra zero, pasi i kishte skaduar kontrata me ekipin kenian. Që të dy kanë pozuar me uniformën dhe shallin bardheblu dhe, në postim e tyre të parë në "Instagram" si lojtarë të Tiranës, nuk kanë nguruar që të falënderoj­në Zotin për këtë mundësi. "Nëse ëndërron, mund t'ia dalësh. Faleminder­it Zot që e bëre të mundur!", shkruante Muguna. Patrioti i tij nga ana tjetër thoshte: "Sfidë e re! Shpresoj që Zoti të më plotësojë gjithçka!". Afrimi i tyre do të sjellë domosdoshm­ërish ndryshime në formacion, si në përbërje, ashtu edhe në modul. Nga 6 të huaj që janë në organikë, vetëm 4 mund të jenë titullarë. Hardi Binguilën mund ta llogarisin që tani në stol (për shkak të dëmtimit) dhe duket se në garë për vendin tjetër në pankinë do të jetë Maveje me Ngoonë. Gjithsesi, duhet të presim rifillimin e sezonit për të parë surprizat në 11-she.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania