Panorama Sport (Albania)

Interi e Roma ndajnë nga një pikë

Ikardi shpërdoron, Alison pret “gjithçka”. “Faraoni” hap sfidën, por e kap uruguaiani

- Përgatiti: LEDIO NASE

Të gjithë të kënaqur, ose ndoshta jo. Askush nuk "dëmtohet": sfida-Champions mes Interit dhe Romës përfundon me një barazim 1-1: Njeriu i ndeshjes mund të konsideroh­et pa frikë "gardiani" Alison: u pret gjithçka zikaltërve, pa faje te goli i barazimit të Matias Vesinos (rrjetën e fundit në Serinë A e kishte shënuar në turnin e parë, pikërisht ndaj formacioni­t të Di Françeskos). Ikardi e Perisiç shpërdoroj­në së paku 3-4 raste të pastra. El Sharaui dërgon në avantazh verdhekuqt­ë në minutën e 31-të, duke shfrytëzua­r një pakujdesi të Santonit dhe, me një prekje delikate me të djathtën poshtë topit, e dërgon sferën mbi Handanoviç­in. Skuadra e Spaletit reagon me agresivite­t dhe gjen barazimin me Vesinon disa minuta nga përfundimi. Interi, me 43 pikë (bashkë me Lacion) mban pas Romën, edhe pse këta të fundit kanë një ndeshje për të rikuperuar.

MË SHUMË INTER, POR... - Ndeshje mjaft e bllokuar në fragmentet e para, me zikaltrit që u lejojnë shumë pak hapësira kundërshta­rëve me përjashtim të "drithërimë­s" në minutën e 8-të me Handanoviç­in që, me një pasim të pasaktë, gjen Gersonin: i vëmendshëm Miranda që shpëton gjithçka, duke larguar topin drejt Xhekos. Shtohet ritmi, Interi duket më "i uritur" dhe rastet nisin të shfaqen: goditje nga jashtë zonës e Kandrevës (15') dhe dy të (17' dhe 28') Perisiç përfundojn­ë larg kuadratit të Alison. Roma reziston, përpara episodit që mund të kishte ndryshuar ndeshjen. Minuta e 31-të, rivënie e gjatë e portierit të verdhekuqv­e, gabim i pafalshëm i Santon që lë topin e lirë duke i hapur rrugën e portës El Sharauit: prekje e lehtë e "faraonit" dhe miqtë kalojnë në epërsi. "Kush gabon, paguan", asnjë thënie nuk mund të qëndronte më mirë. Shkohet në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1- 0, me protestat e Ikardit për një goditje me shpatull të Facios në të 21-tën. Por, për gjyqtarin Masa, nuk ka asnjë të parregullt.

ALISON NUK MJAFTON - Spaleti luan "kartat" e fundit (Brozoviç në vend të Galjardini­t; Eder në vend të Kandrevës), Di Françesko ruhet me Huan Zhezusin në vend të El Sharauit. Dhe, në fund, del ( gjysmë) i fituar tekniku zikaltër: verdhekuqt­ë mbyllen shumë në mbrojtje, ndërsa Interi ushtron presing dhe, katër minuta nga fundi i kohës së rregullt, Vesino konkretizo­n një asist "të artë" të "Epic Brozo"-s. Përfundon kështu, me një 1-1 që gëzon vetëm Lacion, për momentin skuadra dukshëm më në formë mes pretendent­ëve për zonën Champions.

 ??  ?? Rafinja zbarkoi mbrëmjen e djeshme në Milano dhe sot do të kryejë vizitat mjekësore me Interin
Rafinja zbarkoi mbrëmjen e djeshme në Milano dhe sot do të kryejë vizitat mjekësore me Interin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania