Panorama Sport (Albania)

Lacio “sheh” Champions-in, godet me breshëri Kievon

-

Kjo Lacio është për Champions dhe tashmë nuk ka më dyshime për këtë. Skuadra e Simone Inzagit vazhdon jo vetëm të fitojë, por edhe të bindë në fushën e lojës, teksa dje ka shkatërrua­r në shifrat 5-1 rivalët e Kievos. Përveçse janë të bindur në fortësinë e tyre, kryeqyteta­sit edhe dëfrejnë publikun sepse sivjet ata mund të mbështeten edhe të një lider i padiskutue­shëm, një Milinkoviç-Saviç, i cili meriton të gjitha elozhet që vijnë për të nga e gjithë Europa. Edhe dje, ndaj Kievos, ishte ai njeriu i ndeshjes, teksa pas zhbllokimi­t të ndeshjes nga Luis Alberto, ishte serbi ai që me nga një gol për pjesë loje futi rezultatin në kasafortë përpara se Bastos dhe Nani në 10 minutat finale të rrumbullak­osnin shifrat finale në 5-1. Fatkeqësis­ht, e vetmja njollë e errët e ndeshjes së djeshme ishte dëmtimi në minutat finale i bomberit dhe kryegolash­ënuesit të Serisë A, Çiro Imobile. Ai hasi në një problem muskulor, por duke dëgjuar trajnerin Inzagi, të paktën nuk bëhet fjalë për asgjë serioze, edhe pse sot pritet një përgjigje më e saktë në lidhje me diagnozën reale. Por ndërsa skuadra mendon për fushën e lojës, drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, vazhdon të shpjegojë çështjet e merkatos, duke u ndalur te rinovimi i mbrojtësit De Vraj: "Me Stefan do të rinovojmë dhe ai do të ketë një klauzolë prej 25 milionë eurosh për prishjen e kontratës. Ajo është e vlefshme qoftë për Italinë, ashtu sikurse për Europën. Kush kërkon shërbimet e De Vrajt duhet të paguajë këtë shifër, ndonëse ne besojmë dhe shpresojmë që futbollist­i të qëndrojë sa më gjatë këtu", tha shqiptari.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania