Panorama Sport (Albania)

Spaleti: Shpeshherë kemi frikë nga fitorja

Mbron Santonin: Po të më kërkonte falje, s'do luante më

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Pengjet janë të mëdha, duke parë të paktën rastet e shpërdorua­ra nga Mauro Ikardi, por në të njëjtën kohë duartroket edhe portierin e Romës, Alison, për pritjet e tij fantastike. Trajneri i Interit, Luçiano Spaleti, nuk është aspak i lumtur për rezultatin, edhe pse duke parë sesi shkuan gjërat, duhet të kënaqet: "Ndonjëherë kemi frikë se nuk do ia dalim të fitojmë, kemi frikë për ta bërë këtë. Por ka edhe disa raste, kur zhdukemi totalisht nga fusha. Këtë aspekt duhet ta korrigjojm­ë dhe pres që lojtarët e mi të nisin ta kuptojnë këtë që po mundohem të them. Jemi Interi dhe nuk duhet të kemi frikë nga askush, ndryshe bëhet e vështirë, - shpjegon ai, që më pas mbron Santonin. - Davide duhej të më kërkonte falje për rastin e golit? Absolutish­t jo! Ai është një lojtar që stërvitet mirë, punon shumë, thjesht ndodh që të vlerësosh gabim një top. Nëse do të më kishte kërkuar falje për atë rast, me mua ta harronte se do të zbriste më në fushë. Është kollaj të flasësh nga divani i shtëpisë, kur një lojtar gabon, por i ftoj të gjithë ta provojnë në fushë. Brozoviç duhej të luante titullar? Unë nuk di që të kem familjarë në skuadër. Nuk ia ha hakun askujt, thjesht bëj vlerësimet dhe Brozoviç duhet të jetë gjithmonë gati. Luajti mjaft mirë kundër Romës, por e ritheksoj, lojtarët e mi i kam shokë, nuk janë familjarët e mi, për t'i bërë ndonjë nder dikujt. Alison bëri diferencën? Besoj se po, sepse me sa pashë, Handanoviç nuk bëri pritjet e tij. Alison konfirmoi se është një portier i madh dhe meriton përgëzimet e mia. Është një burrë i vërtetë dhe unë jam i lumtur që e stërvita vjet. E shpëtoi në shumë raste Romën", përfundoi trajneri i Interit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania