Panorama Sport (Albania)

Zidan rigjen BBC, Reali tërmet “7 ballë” ndaj Deportivos

Bejl e Naço protagonis­të, CR7 dopietë e përgjakur

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Shtatë gola për të kthyer faqe pas një muaji të zi. Reali gjen fitoren në shtëpi në një pasdite të nisur keq kur Deportivo kaloi në disavantaz­h pas 23 minutash. "Los Blancos" reagojnë me Moriç dhe dopieta e Naços, Ronaldo dhe Bejl ( goli i nëntë sezonal). Me tri pikët e djeshme, skuadra e Zidanit rikthehet në zonën "Champions" dhe i afrohet Atletikos dhe Valencias, të cilat qëndrojnë larg respektivi­sht tetë dhe pesë pikë, por Reali ka ende një ndeshje për të luajtur.

"BBC" - Bejl Benzema dhe Kristiano rikthehen të luajnë së bashku pas 273, megjithëse habiti fillimi i ndeshjes nga stoli për francezin. Në repartet e tjera asnjë surprizë, edhe pse Zizu i kishte lojtarët me pikatore, falë edhe mungesave të Ramosit dhe Vajehos. Forca e "BBC" u pa në 30 minutat e fundit, pasi Benzema mori vendin e Majoralit, teksa Bejl që duket se ka lënë pas dëmtimin dhe Ronaldo që për golin e gjashtë rrezikoi seriozisht duke vendosur fytyrën aty kur rivali vuri takat e këpucëve.

TËRBIM - Dje skuadra e Zidanit fitoi jo vetëm prej talentit, por edhe prej krenarisë dhe karakterit të treguar në fushë. Sfida nuk filloi në mënyrën më të mirë me Ruben që shpëtoi në dy raste Deportivon, ndërsa goli për miqtë erdhi në minutën e 23-të me Adian. Edhe një herë krahu i majtë problemati­k me Marselon që nuk mbyll si duhet, ndërsa ish-lojtari i Atletikos së Madridit gjen rrjetën që për të ka aromë derbi. "Los Blancos" reagojnë menjëherë dhe për të gjithë pjesën e mbetur të pjesë së parë, porta e Deportivos shndërrohe­t në tabelë qitjeje. Naço, në minutën e 32të, me një gol prej gjahtari zone dhe Bejl me një trajektore fantastike i japin fillesë sfilatës së golit merenges.

RONALDO - Edhe me fillimin e pjesës së dytë, madrilenët vijuan ndeshjen e tyre duke kërkuar golin. Në fillim Modriç e më pas Kasemiro përhapin panik mbi portierin mik Ruben, i cili me gjithë sasinë e golave të pësuar, thuajse në asnjërin prej tyre nuk pati faj. Gardiani galician nuk mund të bëjë asgjë në minutën e 58-të, kur, pas një goditjeje këndi nga Toni Kros, Bejl fluturon mbi të gjithë për golin e tretë madrilen. Uellsiani në shkëputjen e tij nga toka paraprin në impaktin me topin edhe Varane, i cili gjithashtu kërkoi një gol në sfidën e djeshme.

Rrjeta e Bejlit detyroi Deportivon të ngrinte flamurin e bardhë, teksa Reali vazhdoi të kërkonte të tjerë gola. Dhjetë minuta më pas ishte radha e Modriç, i cili, nga jashtë zone, shënjestro­n bukur cepin e poshtëm në krahun e majtë të Ruben. Në gostinë e golave nuk mund të mos merrte pjesë Ronaldo, i cili, në minutën e 78-të, shënoi një gol të lehtë pas krosimit të Kasemiros, ndërsa

në minutën e 84-t u zhyt me kokë për golin e gjashtë të Realit. Tentativa e mbrojtësit mik për të larguar topin ishte e kotë, me takat e rivalit që u stampuan mbi kokën e portugezit. Goli i Naços në minutën e fundit shërbeu për të bërë edhe më të madhe festën e golit që shënoi edhe pajtimin e ekipit me tifozërinë që duartrokis­te e kënaqur nga shkallët e "Santiago Bernabeu"-t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania