Panorama Sport (Albania)

Sançez gaboi që shkoi te Mou, të zgjidhte Pepin

- Nga MAJKËLL OUEN

Ka vetëm një shkak kryesor përse Aleksis Sançez po zgjedh Mançester Junajtid përpara Mançester Sitit. Natyrisht, si një futbollist, ai dëshiron që të maksimizoj­ë të ardhurat financiare, por si një lojtar sulmues, unë jam ende i habitur, sesi ai zgjodhi të luajë për Zhoze Murinjon përpara Pep Guardiolës. Sigurisht që Murinjo është një trajner fenomenal në termat e trofeve të fituar. Dhe këtë ta tregojnë dy Champions-et, Kupa UEFA, 4 kupat që ka fituar në katër vende të ndryshme dhe triumfi i Kupës së Ligës 4 herë. Unë e admiroj. Ai ka pasur një rrugë të vështirë drejt majës. Ai provoi fillimisht veten ndaj Portos, e bëri tek Interi në Itali dhe menjëherë me Çelsin në Angli. E provoi veten në shumë klube në krahasim me Guardiolën që kishte një Barcelonë të madhe, por që edhe atë e eliminoi në rrugën drejt finales me Interin. Por sërish ka një tregues inferiorit­eti që ka qëndruar gjithnjë me portugezin. Sa më shumë eksperienc­ë ka fituar, mendoj se guximi i tij për të rrezikuar është zbehur. Kur erdhi për herë të parë te Çelsi në 2004, ai firmosi me Drogbanë dhe Robenin kur ata nuk ishin ende yjet që u bënë më pas. Bëri më të fortë Ibrën tek Interi dhe ndihmoi Kristiano Ronaldon te Reali. Por, në rikthimin e dytë te Çelsi hoqi qafe Matën, edhe pse sot janë ribashkuar dhe lejoi Lukakun (edhe këtë tani e ka sërish te Junajtid) dhe De Brujnen që të largoheshi­n. Largoi edhe Salahun dhe Kuadradon. Unë nuk do ta fajësoj Sançezin përse ai pranoi ofertën që përflitet se do të jetë rreth 400 mijë paund në javë. Edhe debatin ndaj tij si mercenar nuk e shoh me vend. Ai është një futbollist që jeton në tregun e sotëm, por në aspektin sportiv, mendoj se Junajtid nuk do të ishte kurrë zgjedhja e tij e parë. Murinjo ka një potencial të shkëlqyer sulmues me Marsialin, Lukakun, Rashfordin, Mkhitarian­in, Matën pse jo edhe në mesfushën sulmuese me Pogbanë, por sërish luajnë futboll funksional. Kur Guardiola mori drejtimin e Barcelonës në 2008 mendoj se futbolli ndryshoi përgjithmo­në. Prej atëherë, të gjithë kanë kuptuar se të jesh më i miri duhet të luash futboll sulmues. Nuk jam i sigurt nëse Murinjo është gati ta përqafojë këtë lloj futbolli ashtu siç Poçetino dhe Klop e bëjnë me një tjetër stil. Sesi t'i afrohesh Mançester Sitit, na e tregoi Klopi javën e shkuar. Murinjo i ka lojtarët, por a e ka vizionin?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania