Panorama Sport (Albania)

Hejnkes: Si më joshi PSG me kuzhinierë

-

Trajneri i Bajernit, Jup Hejnkes, është një fenomen. Edhe në moshën 72-vjeçare, ai është ende në formë të shkëlqyer fizike, fisnik, i sjellshëm, inteligjen­t dhe modest. Por është edhe një trajner i shkëlqyer futbolli. Ai fitoi me Realin në 1998-ën dhe Bajernin (tripletën e 2013-ës) Ligën e Kampioneve. Kur vendosi të dalë në pension, pasi triumfoi me bavarezët në "Wembley", ai tregon gjatë një interviste për "Frankfurte­r Allgemeine Zeitung" se kishte shumë oferta, përfshirë edhe Çelsin me PSG-në. "Abramoviç donte që vinte në shtëpinë time. I thashë: 'Jo, faleminder­it, nuk do punoj më!'. Bosi i PSG-së donte të vinte me gjithë trupën e tij në fermën time, me kuzhinierë që do gatuanin për mua. Nuk e doja as këtë." Që prej atëherë, kanë kaluar katër vite, gjatë së cilave Don Jup ka përsëritur të njëjtën përgjigje: "Jo, faleminder­it, nuk punoj më!". Por kjo ndodhi derisa telefonoi Bajerni dhe Hejnkes u rikthye në zyrën e tij në 9 tetor 2017. Dhe prej atëherë ka arritur të sigurojë 17 fitore në 18 ndeshje. Kur e pyesin nëse ai ishte një transferim i lirë në vitin 1970 (kaloi nga Hanoveri te Gladbahu për 130 mijë marka) krahasuar me shifrat e sotme të çmendura, trajneri përgjigjet: "Ajo nuk është asgjë. Do doja t'iu tregoja kontratën time të parë si profesioni­st në sezonin 1964/ 65. Rroga ime mujore: 160 marka! Sa keq që nuk e kam më atë kontratë. Sepse do ta kisha varur në dhomën tonë të zhveshjes që futbollist­ëve t'u dhembnin muskujt e barkut nga të qeshurat, aq sa nuk do të mund të stërvitesh­in dot më". Jup nuk e ka humbur ende humorin dhe autoironin­ë. Megjithatë, ai nuk e ka humbur as seriozitet­in kur bëhet fjalë për objektivat e sezonit. Ja çfarë i thotë "FAZ"-it për duelin e radhës në 1/8-at e Champions- it kundër Beshiktash­it (20 shkurt): "Nëse kalojmë kundër Beshiktash­it, gjë që nuk është e lehtë, do të jemi në gjendje të mposhtim çdo skuadër". Tingëllon si një deklaratë aspak modeste, por goxha realiste, sepse për një trajner të shkëlqyer si ai, asgjë nuk është e pamundur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania