Panorama Sport (Albania)

Hjuston "gjunjëzon" kampionët, Oklahoma turpëron Xhejmsin

-

Kampionët në fuqi dhe kryesuesit në renditjen e Konferencë­s së Perëndimit janë mundur në shtëpinë e Hjuston, vendi i dytë në Perëndim, me rezultatin 116-108. Këtë surprizë solli mbrëmja e kaluar në NBA, duke bërë që skuadra Golden Stejt Uarriors të pësonte një disfatë të papritur. Ylli i ndeshjes ka qenë Kris Pol, i cili realizoi 33 pikë. Por ndeshja që ka bërë më shumë bujë ka qenë edhe ajo e zhvilluar në Klivlend, mes Oklahoma Siti dhe Kavaliers. Miqtë e "Thunder" kanë fituar ndeshjen duke realizuar plot 148 pikë, një shifër e pazakontë për NBA-në. Lojtari më i mirë i ndeshjes ka qenë Pol Xhorxh me 36 pikë, ndërsa "mbreti" Le Bron Xhejms ka realizuar vetëm 18 pikë dhe ka dhënë alarmin pas ndeshjes, duke u shprehur: "' Play- off'- et? Nuk mund të mendojmë për këtë tani, jo më pas lojës që po bëjmë në këto momente. Nëse 'play-off-et do të fillonin javën e ardhshme mendoj se do të eliminohes­him me lehtësi". Në lidhje me rekordin e pikëve të pësuara, ai shton: "Kurrë, në karrierën time si basketboll­ist nuk kisha pësuar 148 pikë. Madje, diçka e tillë nuk mendoj të më ketë ndodhur as duke luajtur në video-lojëra. Një ndeshje kaq të dobët nga ana jonë kisha kohë që nuk e mbaja mend, ndoshta nuk kishte ndodhur kurrë. Ata bënë atë që deshën gjatë gjithë takimit. Ne luajtëm shumë keq dhe e merituam që të merrnim një mësim të tillë". Ndërkohë, në sfidat e tjera, ndeshja më e rivalizuar ka qenë ajo mes Majemit dhe Sharlotit, e përfunduar me rezultatin 106-105. Në duelet e tjera ra në sy fitorja e Çikagos ndaj Atlantas 113-97, ajo e Nju Orlinsit ndaj Memfis 111-104 dhe ajo e Filadelfia­s 116-94. 108-116 124-148

97-113 105-106 111-104 116-94

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania