Panorama Sport (Albania)

Ja si ndryshon Besëlidhja

Baji në sulm dhe Erko evi në mesfushë, nuk ka ndryshime në repartin e mbrojtjes

- PRENG GJIKOLA

Nën drejtimin teknik të dyshes Lani-Xhabiri, Besëlidhja të hënën pasdite hapi javën stërvitore për llogari të ndeshjes së parë të vitit. Deri tani, në merkaton e janarit te Besëlidhja janë zyrtarizua­r dy lojtarë, sulmuesi Kosta Bajiç dhe mesfushori Bekim Erkoçeviç. Por, deri në mbylljen zyrtare të merkatos së janarit, do të ketë të tjerë emra që do t'i bashkohen skuadrës lezhjane. Pritet që në ekip të ketë disa ndryshime në krahasim me skuadrën që luajti në pjesën e parë të kampionati­t. Me largimin përfundimt­ar të Elson Demit, porta i është besuar shkodranit Samet Bajri. Në repartin e mbrojtjes, Besëlidhja ende nuk ka bërë ndonjë ndryshim dhe ka gjasa që të mos ketë, pasi stafin teknik e kanë bindur Edison Ndreca, Kledi Dibra, Olivier Dore, Hysen Hidri dhe Niku Vocaj. Ndërsa reparti i mesfushës është përforcuar me shkodranin Bekim Erkoceviç që iu është bashkuar Samet Hepajt, Isak Kamarasë, Rubin Met'hasanit dhe Oumar Turad Kamarasë. Kosta Bajiçi me Spartak Ajazin do të përbëjnë dyshen e sulmit. NDRECA

Një nga futbollist­ët, që mbyllën sezonin e shkuar dhe vijon karrierën me fanellën e Besëlidhje­s, është mbrojtësi i

majtë, Edison Ndreca. Gjatë një bisede për "Panorama Sport", mbrojtësi i majtë shprehet: "Me fanellën e Besëlidhje­s po mbyll sezonin e dytë, ku ai që shkoj për ne ka qenë mjaft i suksesshëm në të dyja kompeticio­net, si në Kupë ashtu edhe në kampionat, ndonëse nuk ia dolëm që ta finalizoni­m objektivin. Për sezonin në vijim është ende herët për t'i vendosur pikat mbi 'i', pasi kemi përpara më shumë se gjysmën e kampionati­t, ndaj ne duhet që të stërvitemi intensivis­ht për të qenë të gatshëm për gjysmën e dytë të sezonit që pritet të nisë. Merkato e janarit për mua ka qenë me oferta, madje edhe nga skuadra të Superiores, por unë kam vendosur që ta mbyll këtë sezon duke e respektuar deri në fund kontratën me Besëlidhje­n. Shpresoj se skuadra, duke u stërvitur intensivis­ht, do të mund t'i përmirësoj­ë ato mangësi që u shfaqën", tha Ndreca.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania