Panorama Sport (Albania)

Çang eliminon Xhokoviçin në 3 sete

Surpriza e radhës në "Australian Open", del jashtë gare edhe ish-njëshi i botës

-

Novak Xhokoviç është jashtë Australian Open, pasi është mundur në 3 sete nga koreanojug­ori Çang. Ndërsa pritej që të bënte rikthimin e tij në një Grand Slam, më parë erdhi dështimi. Ka qenë një ndeshje epike, e cila zgjati për më shumë se 3 orë, Hjeon Çang ka rrëzuar ishnumrin 1 të botës, në 3 sete: 7-6, 7-5, 7-5. Çang luajti një ndeshje të shkëlqyer, duke e bllokuar serbin pikërisht në pikat e tij më të forta. Koreanojug­ori i fitoi 2 nga 3 setet me 'tie break', ndërkohë që Xhokoviç shfaqi mangësi fizike, të cilat lidhen më së shumti me dëmtimin që ai ka në bërryl. Një ndeshje pothuajse perfekte e kanë cilësuar mediat këtë fitore surprizë të numrit 58 të botës, ndaj Xhokoviç. Në turin tjetër, Çang do të përballet me Sandgren, që mundi në 5 sete australian­in Dominik Tiem. Ndërkohë që Federer e ka prerë një biletë për çerekfinal­et e Australian Open. Roger Federer e arriti kualifikim­in pas fitores 3-0 (6-4, 7-6, 6-2) ndaj Marton Fuskoviç, ndeshje e komanduar nga zvicerani, që u kualifikua me meritë mes tetë tenistëve më të mirë të turneut. Me përjashtim të setit të dytë, vendosur në "tie break", dy të tjerat ishin një formalitet për Federer, që pati epërsi në fushë. Përballë tij në çerekfinal­e do të jetë çeku Tomas Berdish, që mundi 3-0 (6-1, 6-4, 6-4) italianin Fabio Fonjini. Fitore e lehtë e Berdish, numri 19 në botë, që e dominoi ndeshjen dhe u kualifikua me meritë më tej. Te femrat u kualifikua për më tej numri 1 në botë, tenistja rumune Simona Halep, ndeshje e dominuar nga tenistja ballkanase, që mundi 2-0 (6-3, 6-2) japonezen Naomi Osaka. Një ndeshje e mirë e Halep, e cila pati epërsi në fushë dhe, për asnjë moment, nuk e vuri në diskutim fitoren, duke qenë pretendues­e për fitimin e këtij turneu. Nuk zhgënjen as tenistja gjermane Angelique Kerber, që mundi 2-1 kinezen Su-Uei Hsieh (6-4, 5-7, 26). Fitore me përmbysje ka qenë ajo e gjermanes, që, edhe pse e nisi keq ndeshjen, arriti të rikuperont­e dhe të kualifikoh­et për më tej. Pa probleme ka fituar edhe Madison Kejs e Amerikës, që mundi 2-0 (6-3, 6-2) Karolina Garsian.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania